Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora është në kopertinën e revistës “Cosmopolitan” për numrin e shtatorit. Vetë artistja e ka ndarë këtë lajm me ndjekësit e saj në Instagram.
“Si u shndërrua nga një refugjate në një yll botëror”, është titulli kryesor që shënon hapjen e revistës. Por përpos rrugëtimit të Ritës deri aty, ajo ka folur për herë të parë për marrëdhëniet me Beyonce dhe Jay Z, duke u shprehur se ato janë idhujt e saj.
“Jay është njëri na idhujt e mi, ndërsa Beyonce është padyshim mbretëreshë e jetës. Ata kanë qenë miq dhe këshillues shumë të mirë. Kam mësuar shumë nga ata”, është shprehur Rita Ora në intervistën e fundit për “Cosmopolitan”.
Pak kohë me parë ajo u vu në qendër të thashethemeve, duke u cilësuar si “Becky me flokë të bukura”, e cila kishte ndërhyrë në martesën e tyre, mirëpo Rita i ka hedhur poshtë të gjithë këto thashetheme. Momentalisht Rita Ora gjendet në Nju Jork për përgatitjet e spektaklit “America’s Next Top Model”.
