KreuFashion

19 operacionet plastike më të shtrenjta në botë!

Kirurgjitë plastike dhe yjet janë të pandashëm! Ata nuk mund të jetojnë pa njëri-tjetrin. Ne kemi mbledhur 19 prej ndërhyrjeve më të shtrenjta të të gjitha kohërave.
Ju gjithashtu do të keni mundësi të shikoni disa prej transformimeve më të mëdha që janë dokumentuar ne mjekësinë moderne. Në ditët e sotme nuk është e çuditshme që njerzit të gjejnë burimin e rinisë tek bisturia, por është e vështirë të shpëtosh pas saj kur ajo të kthehet në mani.

Blake Lively ($7,300)

Lively nuk ka bërë ndërhyrje vetëm në hundën e saj në mënyrë që ajo të dukej më e hollë, por edhe qepallat e saj kanë marrë një tërheqje të lehtë në mënyrë që të mos dukeshin aq të rëna sa ishin.

Megan Fox ($8,000)

Impiante gjoksi, mbushje buzësh, shtimi i faqeve dhe botoks.

Pamela Anderson ($10,500)

Tërheqje e fytyrës dhe impiante gjoksi.

Nicki Minaj ($11,500)

Zbardhim lëkure, rregullim i hundës dhe impiante në çdo të pasme.

Kim Kardashian ($16,500)

Rregullim i hundës, impiante gjoksi dhe të pasmesh.

Lil’ Kim ($19,625)

Zbardhim lëkure (duke krijuar efektin e të bardhës), injeksion buzësh, rregullim i hundës, heqje dhjami, impiante gjoksi.

Dolly Parton ($23,000)

Parton ka deklaruar sesa herë dallon një rrudhë ose kur diçka në trupin e saj fillon të bjeri, shkon direkt të lërë takim për të bërë ndërhyrje.

Donatella Versace ($25,000)

Botoks, lazer, mbushje dhe në rastin e saj, një fytyrë e varur.

Vivica Fox ($26,000)

Injeksion botoksi, injeksion i buzëve, impiante nofullash, tërheqje të fytyrës dhe impiante gjoksi.

Lara Flynn Boyle ($28,000)

Kur ishte 44 vjeçe ajo vendosi që të bënte ndërhyrje për të pësuar një ndryshim drastik në pamjen e saj dhe rezultati… kur u shfaq në media pas operacionit dukej sikur e kishte sulmuar një koshere me bletë nga enjtjet në të gjithë fytyrën.

Kathy Griffin ($30,000)

Tërheqje të ballit, impiante gjoksi, lëkurë kimike, injeksion botoks, rregullim i hundës dhe një proçedurë në qepalla.

Caitlyn Jenner ($60,000)

Operacionet plastike të Caitlyn-it janë shtrirë në të gjithë trupin e saj, por finalja e madhe ishte ai që zgjati 10 orë dhe ishte një operacion kirurgjikal në fytyrë, për konvertimin e karakteristikave mashkullore në ato femërore. Ndërhyrje, e cila pëerfshinte kockën e nofullës, për ti dhënë një pamje më të butë dhe më shumë femërore.

Barry Manilow ($70,000)

Tërheqje të vetullave, tërheqje balli, tërheqje e fytyrës, injeksion botoks dhe kirurgji të qepallave.

Joan Rivers ($99,000)

Deri më sot, Joan Rivers ka patur 739 ndërhyrje të vogla kirurgjikale, shumica e tyre injeksion botoksi.

Sharon Osbourne ($185,000)

Sharon filloi të bënte ndërhyrje në periudhën kur e kishte pushtuar pasiguria: ajo ishte duke dalë me një yll rroku dhe ndjehej sikur nuk i plotësonte pritshmëritë që ai kishte ndaj saj. Në vënd që të bënte atë çfarë një e rritur do bëntë, të ulej dhe të bisedonte, ajo zgjodhi të shpenzonte afërsisht 200,000$ për ti dhënë fytyrës së saj formën e duhur.

Demi Moore ($500,000)

Demi Moor ka bërë si fillim një ndërhyrje në qafë, por pa e kuptuar, ajo tashmë është plot me ndërhyrje.

Michael Jackson ($1,000,000)

Deri në momentin që ai ishte zhytur në 350,000$ borxhe, ai kishte bërë mbi 100 operacione me një faturë totale prej 1 milion dollarësh. Në përpjekje për të paguar faturat e tij, ai organizoi edhe një turne përfundimtar, por stresi ishte duke e mbajtur atë zgjuar. Kur Jackson mori një recetë për ta ndihmuar atë të flinte, ky ishte edhe ilaçi i cili i shkaktoi vdekjen.

Kylie Jenner ($2,000,000)

 Nga t’ja nis?

Jocelyn Wildenstein ($2,000,000)

Një seri operacionesh të panevojshme, të shtrira në një hark kohor prëj disa dekadash, të faturuara me një çmim të çmëndur prej 2milion$.

Përshtati: Kristina Ismail/Bordo

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF