Bashkëshorti i modeles shqiptare Emina Çunmulaj feston sot 41 vjetorin. Në këtë ditë të rëndësishme për biznesmenin e njohur, Sam Nazarian nuk kishte sesi të mungonte urimi i ndjerë i bashkëshortes së tij. Ajo ka zgjedhur një foto nga dasma e tyre për të shoqëruar urimin e saj.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Çfarë viti i bukur i mbushur me dashuri dhe gëzim. Jam kaq shumë krenare për ty, për bashkëshortin e mirë dhe babain e mrekullueshëm”, ka shkruar Emina në rrjetet sociale.
Sam dhe Emina u martuan në maj të vitit të kaluar dhe në fund të muajit mars të këtij viti sollën në jetë vogëlushen, Ella Faria Nazarian.



















