KreuFashion

Dalin në ankand flokët dhe fustani i Marylin Monroe

Gjatë viteve, ankandet e mundshme me sendet e Marilyn Monroe kanë provuar se fansat e saj janë të gatshëm të paguajnë shuma të mëdha për sendet që dikur ishin në posedim të yllit.
Së fundmi, gërshetat e flokëve të Marilyn Monroe do të jenë në ankandë këtë vjeshtë dhe mendohet të shiten më shumë se 8 mijë dollarë. Ato janë ruajtur nga mikesha e saj që kujdesej për flokët, Frieda Hull.
Në ankand do të ofrohen edhe objekte nga koleksionet e tjera, duke përfshirë një fustan të zi transparent nga filmi “Some Like It Hot”, si dhe fotot e Marilyn Monroe në premierën e filmit “East of Eden” xhiruar në vitin 1955.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF