KreuFashion

Futbollisti i Kombëtares bëhet baba për herë të parë

Futbollisti i Kombëtares Elseid Hysaj është bërë baba për herë të parë. Vogëlushi ka lindur nga martesa e mbrojtësit të djathtë të Napolit dhe Kombëtares Shqiptare me bukuroshen Fiorenza Lekstakaj, e cila ka mbajtur kurorën e “Miss Shqipëria” në vitin 2013.
Lajmin e ka ndarë me ndjekësit vetë Elseidi në llogarinë e tij në Instagram, i cili i ka uruar vogëlushit Elis mirëseardhjen.
Çifti u martuan një vit më parë, ndërkohë që vetëm para pak ditësh kanë festuar pervjetorin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF