Pak momente para prezantimit të koleksioneve të fundit të modës, gjithë vëmendja e e medias fokusohet tek blogeret apo fashionistet e njohura që ndjekin tendencat e ardhshme, por duke sjellë edhe idetë e tyre origjinale. Edhe gjatë këtyre ditëve teksa në Paris po prezantohen koleksionet Alta Moda – Vjeshtë/Dimër, një numër i madh personazhesh të botës së modës, kanë tërhequr si çdo vit vëmendjen me kombinimet e tyre plot stil në rrugën e kryeqytetit të Francës. Shumë stilistë shpesh i referohen kombinimeve të vajzave të zakonta që ecin plot stil, duke u kthyer në frymëzim për koleksionet e tyre të ardhshme. Bordo sjell disa imazhe të cilat mund t’ju frymëzojnë edhe ju.
