Në të treja ndeshjet, Kombëtarja e Shqipërisë arriti të bënte krenarë të gjithë tifozat e kuq e zi, pavarësisht eleminimit. Ndërkohë që lojtarët tanë sot kthehen nga Franca, kanë nisur përgatitjet për pritjen madhështorëve të Kombëtares Shqiptare.
Mësohet se Kombëtarja do të mbërrijë ditën e sotme në orën 17:00 në aeroportin e Rinasit, ndërkohë që do të pritet nga mijëra tifozë. Nuk dihet ende se cilët do të jenë zyrtarët shqiptarë që do t’i urojnë mirëseardhjen lojtarëve.
Itenerari i pritjes:
– Pritja do të nisë të bëhet në Rinas, ku një autobus i hapur do të presë kuqezinjtë, ashtu si të ishte ekip kampion.
– Do të bëhet bllokimi i rrugëve nga Aeroporti i Rinasit deri në sheshin “Nënë Tereza”.
– Dekor madhështor nga organizuesit nga aeroporti deri në Tiranë.
– Do të ketë njerëz rrugëve që do të dalin në mbështetje të kuqezinjve.
– Do të jepen çmime dhe vlerësime për stafin dhe lojtarët kuqezinj nga drejtues të shtetit tonë.
– Pritja do të bëhet në “Tirana Fan Zone” në sheshin “Nënë Tereza”.









Ushqimet që pastrojnë organizmin





Ushqimet që luftojnë plakjen



Kujdes nga vitaminat!


Efektet çudibërëse të kafesë!
