KreuFashion

Ushqimet që pastrojnë organizmin

Problemet gastrointestinale janë shumë të përhapura dhe kjo ndodh për faktin se shumica e njerëzve hanë ushqime të pashëndetshme, të thata dhe që duan një kohë të gjatë për t’u tretur. Zorra e trashë duhet të pastrohet nga mbeturinat dhe toksina në mënyrë që të parandalohet kanceri i zorrës së trashë dhe të jetoni shëndetshëm.
Ushqimet që pastrojnë organizmin:
Perimet me gjethe të gjelbër: spinaqi, lakra jeshile, sallata jeshile, lakra e brukselit, shparku, selinoja etj, janë disa nga perimet që ju ndihmojnë të pastroni zorrën e trashë. Perimet jeshile përmbajnë klorofil, i cili ndihmon në largimin e baktereve të akumuluara në zorrën e trashë dhe shëron muskujt e traktit gastrointestinal.
Hudhra: ka veti mjaft të dobishme për pastrimin e zorrës së trashë. Kjo erëz ka veti antivirale, antibakteriale, anti-parazitare, të cilat ndihmojnë për të hequr toksinat dhe parazitët nga zorra e trashë. Hudhra vepron si antioksidant dhe ndihmon në reduktimin e inflamacionit, përmirëson tretjen, bën thithjen e ushqimit dhe eliminimin e toksinave.
Aloe vera: kjo bimë detoksifikon trupin dhe ndihmon në tretje. Lëngu i aloe veras ka veti anti- inflamatore, që do të thotë se ndihmon në lehtësimin e simptomave të shkaktuara nga inflamacioni i tepërt në trup.
Molla dhe uthulla e mollës: është një nga frutat më të mira për pastrimin e zorrës së trashë. Molla është e pasur në fibra dhe ndihmon në tretje, ajo është e pasur me pektin, një element i cili vepron si një pastrues brenda në zorrë, duke eliminuar mbeturinat që gjenden aty.
Drithërat: buka, makaronat dhe orizi integral janë të pasura me fibra dhe ndihmojnë në pastrimin e zorrës së trashë.
Fasulet, bishtajoret dhe thjerrëzat: ndihmojnë në tretje për shkak se janë të pasura me fibra dhe kanë veti anti-inflamatore për shkak të antioksidantëve që përmbajnë. Fasulet dhe bishtajoret janë shumë të shëndetshme sepse përmbajnë lëndë ushqyese si vitamina, minerale, kalcium, magnez, hekur, zink, kalium dhe proteina.
Çaji jeshil: detoksifikon trupin dhe ndihmon në tretje. Çaji jeshil përmban shumë antioksidantë dhe ndihmon në përmirësimin e funksionimit të zorrëve. Çaji i mentes dhe i senës janë gjithashtu një alternativë shumë e mirë për pastrimin e zorrës së trashë.
Limoni: për shkak të përbërësve që mbart, limoni vepron si antiseptik dhe pengon rritjen e mikroorganizmave në zorrë. Pini një gotë ujë me limon në mëngjes dhe do t’ju ndihmojë në pastrimin e zorrës së trashë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF