KreuFashion

Kujdes nga vitaminat!

Ka shumë keqkuptime në lidhje me efektet e vitaminave. Ato nuk janë çudibërëse, respektivisht, nuk mund të kurojnë sëmundje ose të zëvendësojnë të ushqyerit e ekuilibruar.
Shumë njerëz gabojnë duke besuar se nëqoftëse një sasi e vogël e vitaminave është e mirë për ne, një sasi më e madhe e tyre është edhe më e mirë. Në rastin e vitaminave më mirë të mbani rregullat, “më pak është më shumë”. Studimet mbi zakonet e të ushqyerit kanë treguar se rreth 60 për qind e njerëzve nuk marrin sasi të mjaftueshme të frutave dhe perimeve. Gjithashtu, shumë njerëz jetojnë në mënyrë jo të shëndetshme, kurse e gjithë kjo e rrit nevojën e tyre për vitamina.
Disa ndihmojnë kur kemi të bëjmë me lodhje, stres mendor dhe fizik, ekspozim të tepruar ndaj stresit, për të përmirësuar kujtesën dhe funksionimin e duhur të sistemit të tretjes. Rekomandohen për gratë e moshës riprodhuese, duhanpirësit, njerëzit në dieta të rrepta, njerëz që shërohen nga sëmundje serioze ose ndërhyrjet kirurgjikale. Teprica e vitaminës C zakonisht nuk shkakton ndonjë dëm për shkak se ajo është e tretshme në ujë, që do të thotë se sasia e tepërt ndodhet në ujin në trup derisa të nxirret jashtë përmes urinës, kështu që marrja e saj në mënyrë të tepruar, nga koha në kohë, nuk është një problem i veçantë.
Por doza të larta të këtyre vitaminave për një periudhë të zgjatur mund të çojnë në nivele të dëmshme të këtyre vitaminave në trup. Kujdesi është i nevojshëm te vitaminat, A, D, E dhe K, nëse konsumohen në sasi të mëdha. Ato mund të kenë një efekt toksik nëse merren në sasi të tepërt gjatë një periudhe më të gjatë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF