KreuFashion

Ushqimet që ju bëjnë të lumtur!

Ka edhe nga ato ushqime që zgjojnë tek ju ndjenjën e lumturisë. Konsumimi i frutave dhe perimeve është një mënyrë e mirë për të shtuar energjitë dhe ndjenjën e lumturisë. Efekt tjetër i shëndetshëm i tyre është se ato ndikojnë dhe në stabilitetin mendor, e po ashtu janë zgjedhja e duhur edhe për zemrën. Ushqimet me përbërje probiotike ndikojnë shkëlqyeshëm në sistemin tretës. Kafeja është një pije, e cila na ndihmon për një shëndet më të mirë mendor. Sipas studimeve të kryera rezulton se personat që e konsumojnë kafenë 15 % gjatë ditës janë më pak të rrezikuar nga depresioni.
Me konsumimin e çokollatës së zezë përmirësoni qarkullimin e gjakut, e cila posedon edhe magnezin. Ushqimi që ndikon drejtpërdrejtë në ndjenjën e lumturisë është kërpudha, e cila përmban vitamina D.
Ndërkohë një rol të veçantë në organizmin tonë ka dhe konsumimi i çajit të gjelbërt i cili ndikon në uljen e nivelit të stresit.

Burimi: StepIn 2

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF