KreuFashion

Të dobësoheni me banane!

Sigurisht që banania nuk është fruti i parë që ju vjen në mendje kur bëhet fjalë për të humbur peshë. Megjithatë regjimi me banane ka dhënë prova të kënaqshme në Japoni para se të shpërndahej në të gjithë botën.

Banania është një frut me shumë kalori, sepse është shumë e pasur me sheqer. Në fakt këto glucide mund edhe të na shëndoshin nëse nuk i konsumojmë ashtu si duhet.

Por banania është një burim i jashtëzakonshëm fibrash, që shërbejnë për dobësim dhe gjithashtu e pasur me vitaminë B. Por elementi kryesor i dietës me banane është lipaza një enzimë që djeg yndyrën.

Banania është një ushqim ideal për t’u mbushur me energji dhe të jeni në formë, që të mos keni lodhje dhe t’i rezistoni viruseve të dimrit. Në dietën e bananes, fruti kombinohet me ushqime të tjera për të kompesuar kaloritë dhe të keni një ekuilibër ushqimor.

Me regjimin e bananes, rënia në peshë përllogaritet rreth dy kilogram në javë.

Dieta bananes 

Në mëngjes, mund të hani banane sa të doni duke e shoqëruar me uji. Nëse keni dëshirë të hani sërish, pas 20 minutash mund të hani, por vetëm fruta dhe nuk duhet të konsumoni më banane.

Në drekë, mund të hani çfarë të doni, por sigurisht nuk duhet të abuzoni me yndyrnat dhe sheqernat. Pak mish i bardhë i shoqëruar me perime do të ishte perfekte.

Nëse dëshironi mund të hani vaktin e pas drekës. Por ai duhet të përbëhet vetëm nga një frutë ose ndonjë biskotë.

Në darkë, sërish mund të hani sipas dëshirës, por prap, pa abuzuar dhe duke respektuar një të ushqyer të ekuilibruar dhe të shumllojshëm.

Regjimi me banane është në dukje shumë bazik. Mjafton vetëm të zëvendësoni mëngjesin tuaj tradicional me shumë banane. Në fakt, ky është një regjim që bazohet kryesisht në respektimin e ritmeve të organizmit. Qëllimi nuk është të martirizoni trupin tuaj, por të humbisni peshë duke ruajtur harmoninë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF