KreuFashion

Pesë ushtrime shpine për t’u shlodhur pas pune

Dhimbje tek veshkat, në mes të shpatullave, tek legeni… disa ushtrime të thjeshta mund të zhdukin tensionet e ditës.

Ja pesë ushtrime që këshillohen nga mjekët dhe ekspertët e jogas:

Masazhi i veshkave nëpërmjet frymëmarjes

Përballë një tavoline, vendosni parakrahët sipër saj. Më pas mbështesni ballin tek parakrahët dhe shtyni karrigen për të nxjerrë vithet mbrapa. Gjunjtë të përthyer. Ky pozicion nuk sjell asnjë dhimbje. Trupi nuk është i përthyer në dysh por i shtrirë. Vini re që ky ushtrim mund të bëhet edhe në vendin e punës.

Shtriqja anësore

Në të njëjtin pozicion si më sipër, përdorni një karrige me rrota dhe ktheni legenin herë në krahun e djathtë herë në të majtin, për ta shtriqur në anësore.

Mbështetuni tek parvazi i dritares

Fillimisht, mbështesni duart në parvazin e dritares. Shtyni vithet mbrapa, përkulni gjunjtë dhe mbani qafën drejtë pa e ngritur hundën. Lëvizni lehtë ijet djathtas dhe majtas për të shtriqur trupin.

Masazhi me top

Merrni një top (yoga, plazhi ose futbolli). Mbështetur pas një muri, vendoseni atë mes dy shpatullave. Largoni këmbët deri sa trupi të jetë krejtësisht i mbështetur në mur dhe ngjesheni pjesën e sipërme të kurrizit me topin. Më pas kalojeni në nivelin e veshkave dhe bëni pak masazh me të. Për ta mbyllur, vendosni topin në nivelin e kërbishtes, më pas uluni deri sa të shukeni krjtësisht, këmbët gjithnjë para. Topi do të ngjitet sipër kurrizit. Vendosini duart sipër gjunjve dhe mbani këtë pozicion. Ky ushtrim shtriq gjithë pjesën e poshtme të kurrizit.

Pozicioni magjik

Shtrihuni në tokë, mbani një karrige para dhe vendosni këmbët tek pjesa që ulesh. Gjunjtë duhet të jenë të përkulur dhe vithet peshojnë lehtë posht karriges. Qafa nuk duhet të jetë e përkulur. Qafa, pjesa e sipërme e kurrizit, veshkat dhe kërbishtja shtriqen, duke zhdukur tensionet e ditës. Qëndroni kështu për 10 minuta.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF