KreuFashion

Në kopështin virtual të luleve!

Nga Aristela Anagnosti

Lulet, çdo kush i pëlqen duke pasur të preferuarën e vet mes llojeve të shumta të ndryshme nga forma, ngjyra dhe kuptimi që fshihet në petalet e tyre. Lulet krijojnë një lloj komunikimi intim mes njerëzve ndaj preferohen për atë kuptim që dhurojnë së bashku me aromën dhe bukurinë e tyre. Gjithashtu, preferohen edhe për atë mesazhin që përcjellin në heshtje tek marrësi në rastet kur dhurohen.
Tani ndoshta po mendoni se ç’kuptim kanë fshehur lulet që keni marrë dhuratë, apo se mos keni përcjell ndonjë mesazh të pamenduar me lulet që keni dhuruar. Ajo ç’ka bie në sy direkt tek lulet dhe krijon atë harmoninë me lulet e tjera në një vazo, buqetë apo kompozim është ngjyra e tyre.

Po c’kuptim kanë ngjyrat e tyre?!
Lulet me ngjyrën e kuqe përfaqësojnë romancën dhe dashurinë pasionante. Bluja te lulet simbolizon paqen dhe qetësinë. Ngjyra portokalli përfaqëson pasionin për jetën. Roza është ngjyra që tregon gjallëri, ndjeshmëri dhe pafajësi. Pafajësia përfaqëson edhe ngjyrën e bardhë, e cila gjithashtu simbolizon pastërtinë shpirtërore.                                                   Lejlaja lidhet me magjepsjen dhe misterin. Jeshilja është simboli i harmonisë natyrale dhe i të ardhmes. Kurse ngjyra e verdhë është simboli i dashurisë familjare dhe shoqërore. Por, nuk mbaron këtu kuptimi simblik i luleve. Madje tani fillon dhe pjesa më interesante, sepse do zbulojmë kuptimin sipas llojit të tyre.
Do e nisim me Peonian, lulen të cilët grekët e konsideronin si një dhuratë nga Perënditë e Olimpit për njerëzit. Ato premtojnë një të ardhme të mirë. Peonia, nga një gonxhe e vogël rritet për t’u bërë një lule e madhe e bukur ndaj dhe simbolizon një martesë të gjatë dhe të lumtur.
Tani që e mësuat këtë kuriozitet, mos u habisni kur të shikoni nuse që ecin drejt altarit me buqetën e tyre me lule Peonia. E di që jeni shumë kuriozë të dini kuptimet e lules që dhurohet më shpesh, trëndafilit.
Do e nisim me trëndafilin e kuq, i cili në petalet e tij fsheh simbolikën e dashurisë, pasionit, bukurië, kurajos dhe respektit. Trëndafili i bardhë përfaqëson pastërtinë, pafajsinë, qetësinë dhe fshehtësinë. Trëndafili në ngjyrën koral shpreh simbolikën e dëshirës.
Levanda, është një nga ngjyrat e trëndafilit, një lloj trëndafili që shpreh dashurinë me shikim të parë.  E verdha te trëndafili përfaqëson harenë, shoqërinë, kënaqësinë, një kthim dhe një fillim të ri ndërsa trëndafili i verdhë me cepa të kuq është simbolizimi i shoqërisë dhe rënies në dashuri. Trëndafili me petalet ngjyrë portokalli është simbol i dëshirës, entuziasmit dhe magjepsjes.  Ngjyra rozë e fortë tregon mirënjohje dhe vlerësim, ndërsa roza e lehtë tregon admirim, simpati, hare dhe ëmbëlsi.
Trëndafili me petale blu është simbolik i misterit, intrigës dhe ambicjes, ndërsa e zeza shpreh hakmarrjen.
Kombinimet më të shpeshta të trëndafilit janë:
Trëndafili i bardhë me të kuqin krijojnë një unitet.
Trëndafili i kuq me të verdhë që simbolizon lumturinë.
Një lule tjetër është edhe Orkidea, e cila me të gjitha ngjyrat e saj simbolizon bukurinë e rafinuar. Ndryshe nga Orkidea, Tulipani është një lule që për ç’do ngjyrë ka një simbolikë. Tulipani i kuq është simbol i dashurisë së pavdekshme.
Tulipani me ngjyrën lejla është symbol i dashurisë që zgjat përgjithmonë.
Ngjyra e bardhë e tulipanit tregon një dashuri të njëanshme.
Tupilani i verdhë tregon dhe simbolizon dashurinë e pa shpresë. Nëse e vutë re tulipani më të gjitha ngjyrat e tij i dedikohet dhe simbolizon dashurinë në forma të ndryshme, ndaj tulipani në tërësinë e vetë si lule pa dallim ngjyre quhet lulja që deklaron dashurinë. Dashuria e pamoralshme identifikohet nga lulja Amaranis.
Lulja “Forget me not” (mos më harro) përfaqëson dashurinë e vërtet. Ndryshe nga shoqia e saj, lulja Gardenia simbolizon dashurinë sekrete. Që të ketë dashuri sekrete dhe dashuri të vërtetë duhet të këtë dashuri të parë dhe kjo lloj dashurie përfaqësohet nga jargavani lejla.
Ndërsa dashuria në të tërë tërësin e saj si fjalë shihet e përfaqësuar te krizantemi i kuq.
Karafili, një lule e përhapur dhe me shumë ngjyra që dhurojnë një kënaqësi për syrin simbolizon bukurinë dhe krenarië njëkohesisht.
Irisi përfaqëson lajmet e mira dhe komplimentat gjithashtu. Lulet e limonit janë simboli i lirisë së veprimit. Margarita shpreh gëzimin dhe pafajësinë.
Lulja Gjeogjin ose Dahlia, simbolizon dinjietin dhe elegancën. Guximi shprehet nga lulja Protea. Lule dielli shpreh mendimin e pastër.
Lulja e njohur si Gojujku simbolizon gjithashtu dëshirën.
Lulet janë të pafundme, por ne u sollëm disa në kopështin virtual që u krijua, duke i shpeguar se ç’farë kuptimi fshehin. Tani që i dini kuptimet dhe mesazhet e luleve më të përhapura do ta keni më të lehtë  zgjedhjen apo kombinimin  e tyre, përpara se të ia dhuroni dikujt. Nëse disa zgjedhin poezitë, librat, këngët, ju përse të mos zgjidhni lulet dhe kuptimet e tyre për të përcjell një deklarat apo mesazh?!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF