Pas Miley Cyrys dhe Liam Hemsworth iu rikthyen lidhjes së vjetër, pas një periudhe ndarjeje, tashmë ato janë fotografuar bashkë për herë të parë.
Vetë këngëtarja u fotografua me unazë martese, pak kohë pasi kishin nisur të qarkullonin zërat e parë për një ribashkim të mundshëm midis tyre. Çifti i famshëm tashmë kanë disa muaj së bashku. Thuhet se artistja u zhvendos nga shtëpia e saj për të blerë një shtëpi ngjitur me Liam.
Madje nga postimet e Miley në Snapchat mësohet se ajo ka kaluar disa kohë në shtëpinë e Liam dhe në shoqërinë e prindërve të tij. Megjithëse, vetë ata kanë preferuar që ta mbajnë lidhjen e tyre larg medias dhe publikut. Por më në fund, paparacët ia kanë dal të fotografojnë ato së bashku në publik. Dhe duken kaq bukur krah njëri-tjetrit!
Burimi: InStyle Mag