Zëvendësimi i yndyrës shtazore me vajërat bimorë ul nivelin e kolesterolit, por nuk redukton vdekshmërinë, kryesisht atë kardiovaskulare, sipas një studimi të publikuar nga British Medical Journal (BMJ)
Prej shumë vitesh, dietologët rekomandonin privilegjimin e vajërave bimorë duke u bazuar në vëzhgimet që tregonin se ato ulnin nivelin e kolesterolit dhe se ishin të mira për zemrën.
Por kjo hipotezë është vënë në pyetje nga revista mjekësore British Medical Journal e cila ka publikuar sot punimet e një ekipi amerikan.
Ky ekip ka vazhduar një studim të vjetër mbi këtë çështje të zhvilluar në Minesota (SHBA) në vitet 1968-1973 por ku shumica e rezultateve nuk ishin bërë ende publike.
Duke krahasuar 10 000 persona ku gjysma kishin marrë ushqime që kishin yndyrna shtazore dhe gjysma tjetër vajëra bimorë të pasur në acide linoleik (omega 6), studiuesit amerikanë vunë re një rënie të nivelit të kolesterolit në masën 13 për qind, por jo një reduktim të sëmundjeve kardiovaskulare, as të vdekshmërisë.
Madje ata vunë re gjithashtu se më i lartë është konsumi i vajërave bimorë aq më shumë niveli i kolesterolit binte, por nga ana tjetër aq më shumë vdekshmëria rritej (22% sa herë që kolesteroli binte me 30mg).
Mes hiptoezave të paraqitura, studiuesit citojnë fenomene si “oksidimi” që që mund të rrisë rrezikun kardiak, ndërkohë nga ana tjetër niveli i kolesterolit të “keq” e ul.
Ky oskidim është më i lartë në disa kategori të popullsisë si duhan pirësit, të alkolizuarit dhe të moshuarit.
Në pritje të rezultateve të tjera më të sakta, Pr Jeremy Pearson i British Heart Foundation këshillon pasjen e një diete të ekuilibruar të pasur me fruta, perime dhe llojet e drithërave për të pasur një zemër të mirë dhe të shëndetshme.



Në kopështin virtual të luleve!


Një udhëtim në botën e verës



Eleganca supreme e Tilda Swinton
