KreuFashion

Receta për shampo dhe kremra të përgatitura në kushte shtëpie

Nga Aristela Anagnosti
Të ushqehemi shëndetshëm dhe të mbajmë trupin në formë, janë dy nga gjërat që i mendojmë dhe i praktikojmë shpeshherë duke kërkuar receta nga më të ndryshmet. Por a nuk do ishte më mirë sikur të përgatisnim dhe të mendonim disa receta që të kujdesemi për trupin tonë? Do të ishte shumë mirë që këto receta t’i përgatisim vetë, duke filluar që nga shampoja e deri te sapuni.
Dhe këto receta “ushqimi” janë, jo për t’u ushqyer ne, por trupi jonë.
Kondicioner për flokët
8 pika vaj esencial + 1 lugë gjelle vaj ulliri + 3 lugë gjelle me vaj arrë kokosi.
Shampo trupi
10 pika vaj esencial + 3 lugë gjelle vaj që ju doni të përdorni + 4 lugë gjelle glicerinë perimesh + gjysmë filxhani me bazë sapuni.
Pastë Rruajtje
1/3 e filxhanit me vaj arrë kokosi + 1/3 e filxhanit me gjalpë shea + 15 pika vaj esencial + gjysmë filxhani me vaj që ju doni të shtoni.
Shampo për flluska në dush
1 filxhan me bazë sapuni + 2 lugë gjelle ujë + 15 pika vaj esencial + gjysmë filxhani me glicerinë perimesh
Skrub me kripë
1 filxhan kripë + 1 filxhan vaj arrë kokosi + 15 pika vaj esencial + 1/4 e fixhanit vaj, që ju do t’i shtoni sipas dëshirës.
Skrub me sheqer
3/4 e filxhanit me sheqer +12 pika vaj esencialë + gjysmë filxhani me vaj, kjo sipas llojit që ju dëshironi.
Flluska për në vaskë
Gjysmë filxhani me niseshte misri + 1 filxhan me sodë + 1 filxhanë me acid citrik + 10 pika vaj esencial + gjysmë filxhani me vaj, llojin e të cilit e zgjidhni ju.
Shampo me qumësht arre kokosi
1/4 e filxhanit me qumësht kokosi + 1/3 e filxhanit me bazë sapuni + 1 lugë gjelle me vitaminë E + 10 pika vaj esencial.
Shampo bimore
1 gotë ujë + 20-50 pika vaj esencialë + 1/4 e filxhanit vaj ulliri ose vaj jojoba + 1 lugë me bazë sapuni.
Recetat i morët. Tashmë ju mbetet të përvishni mëngët dhe ndihuni si në një loborator kozmetike, ku do të përgatisni produktet e shëndetshme për trupin tuaj. Punë të mbarë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF