KreuFashion

Coca-Cola prezanton projektet e reja në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës së bashku me nxënësit e klasës së 9-të “Shkollës së Kuqe” vizitoi ditën e djeshmë ambientet e CCBS (Coca-Cola Bottling Shqipëria Sh.p.k.). Me këtë rast, shoqëria prezanton dy projekte të rëndësishme:
-Vizitë në Fabrikën Coca – Cola
-Parku i Lojrave Coca-Cola
Në këte event ishin të pranishëm: Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Enkelejd Musabelliu, Drejtor i Përgjithshëm i Zhvillimit Ekonomik; Aurel Cuko, Drejtues Projekti; Blendi Gonxhe, Drejtor i Agjensisë së Parqeve dhe  Rekreacionit; Erinda Fino, Drejtues Projekti; Aurel Borici, Përfaqësues i Medias; Erion Caslli, Përfaqësues i Medias; Anieza Hoxha, Përfaqësues i Medias së bashku me Përfaqësuesit e CCBS, Presidenti i CCBS Luca Busi, Administrator i Përgjithshëm i CCBS Cristina Busi Ferruzzi dhe Drejtori i Përgjthshëm Luigi Verardo.
Projekti “Vizitë në Fabrikën Coca-Cola”
Është një eksperiencë unike të shohësh nga afër sesi prodhohet pija më e famshme në botë. Çdo vit Coca-Cola mirëpret më tepër se 2000 nxënës dhe studentë dhe ky numër synohet të rritet çdo vit. Për vitin e ardhshëm parashikojmë të mirëpresim 3000 vizitorë. Gjatë vizitës ata kanë mundësinë të shohin nga afër praktikat e punës, si edhe të fitojnë eksperiencë mësimore mbi funksionimin e linjave të prodhimit dhe aktivitetin e operatorëve.
Gjatë vizitës, Cristina Busi Ferruzzi, Administrator i Përgjithshëm i CCBS, u shpreh: “Projekti Vizitë në Fabrikën Coca-Cola është një projekt i suksesshëm që ka tërhequr vëmëndje të lartë  në të gjitha institucionet arsimore në Shqipëri dhe synimi është të mirëpresim 10,000 vizitorë deri në vitin 2020”.
Qëllimi kryesor i ketij projekti është të përcjellë dijet dhe përvojat e një historie të suksesshme të një marke botërore. Gjithashtu një nga shtyllat kryesore të projektit është të informojmë vizitorët mbi jetesën e shëndetshme. Ne i informojmë ata se si, të qenit aktivë dhe në formë, kur kombinohet me një dietë të balancuar, mund të ndihmojë në uljen e riskut të zhvillimit të obezitetit dhe problemeve të tjera shëndetësore.
President i CCBS, Luca Busi u shpreh: “Eksperienca Coca-Cola ndahet me pjesëmarrësit nëpërmjet një vizite, e cila nis me një prezantim të Shoqërisë CCBS dhe identitetit të Korporatës, me tabelat orientuese mbi jetesën e shëndetshme, dhe vazhdon me një guidë në zemër të impiantit të prodhimit. CCBS me qëndrimin e vazhdueshëm aktiv ndaj ambjentit, ka implementuar një impiant për trajtimin e ujit, i cili përdoret për ujitjen e plantacionit të ullinjve të CCBS. Gjithashtu, CCBS ka një politikë të qartë për riciklimin e mbetjeve të brendshme të tilla si: qelqi, letra, alumini dhe plastika”.
Projekti “Parku i Lojrave Coca-Cola”
Synimi i Coca-Cola është që të nxisë një stil jete aktive e të shëndetshme. Kjo është arsyeja pse, në bashkëpunim me Bashkinë e Kryeqytetit, CCBS do të investojë dhe ndërtojë “Parkun e Lojrave Coca-Cola”.
Z. Luigi Verardo, Drejtor i Përgjithshëm i CCBS, u prezantoi pjesëmarrësve projektin e Parkut të Lojrave dhe u shpreh: “Nisma e Parkut të Lojrave u jep mundësinë të rinjve të kenë një hapësirë të dedikuar pranë vendbanimit, ku mund të luajnë dhe  argëtohen”.
Z. Luca Busi President i CCBS theksoi: “Ne jemi gjithmonë krenarë për të kontribuar në zhvillimin e hapësirave publike, me një këndvështirm të orientuar drejt natyrës së gjelbërt dhe me programe të dedikuara për stilin e jetesës së shëndetshme.
Programet e dedikuara si “Të rinj të gëzuar” dhe “Pas Shkolle” do të jenë një shtysë për të ndryshuar mënyrën e jetesës, duke nxitur të rinjtë të luajnë me njëri – tjetrin në natyrë.
Ditët dedikuar krijimtarisë do të frymëzojnë të rinjtë për të “Hapur Dyert e Gëzimit”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF