Nga Aristela Anagnosti
Të gjithë e pelqejnë aromën që shkopi i kanellës lëshon midis rrobave apo i vendosur në ambientet e shtëpisë. Aroma e tij preferohet shumë tek ëmbëlsirat, por jo vetëm.
Ndaj, ne sot do të u tregojmë se ku ta përdorni shkopin e kanellës që mbani në kavanozin e qelqit tek rafti i erzave. Është koha që shkopi i kanellës të përdoret në të gjitha mënyrat e mundshme për të lëshuar aromën dhe shijen e veçantë në gatime të ndryshme. Nxireni nga rafti ku e mbani, dhe mos harroni ta përdorni! Ushqime dhe gatime të ndryshme kanë nevojë për shijen e tij.
– Si fillim, vendoseni në një çajinik me ujë të nxehtë për një filxhan me çaj të ngrohtë kanelle.
– Nëse për në mëngjes keni vendosur të gatuani bollgur, mund t’i shtoni një shkop kanelle gjatë kohës që është duke u gatuar.
– Mund ta vendosni në mes të kafes suaj përpara se ta konsumoni.
– Gjatë kohës që po gatuani mish mund ta hidhni në tenxhere.
– Shkopin e kanellës mund ta përdorni për t’i dhënë shije salcës së përgatitur nga ju, qoftë kjo me mollë ose dardhë.
– Para se të piqni në furrë mishin, mund t’i bëni disa vrima dhe t’i vendosni disa shkopinjë kanelle për të lëshuar aromën e tyre.
– Shkopin e kanellës mund ta përdorni edhe gjatë kohës që po gatuani oriz, kuskus ose thjerëza duke e hedhur së bashku me to në tenxhere.
Besoj se nuk u kishte vajtur më parë mendja për këto përdorime të kanellës. Tani që i lexuat, përdorini për të patur një shije edhe më të veçantë të ushqimit tuaj.





Në kopështin virtual të luleve!


Një udhëtim në botën e verës



Eleganca supreme e Tilda Swinton
