Wayne Rooney kryeson listën me e njerëzve më të pasur në Britaninë e Madhe, e cila u botua këtë fundjavë. Anglezi 30 vjeçar dhe kapiteni i skuadrës së Manchester United, ka grumbulluar një pasuri prej 82 millionë paundësh, që e bën atë sportisti më i pasur i moshës 30 vjeç, me një rritje prej 10 milionë paundësh nga viti i kaluar. Ai pasohet nga vetarani i Harry Potter, Daniel Radcliffe; ylli i Twilight, Robert Pattinson dhe këngëtarja Adele.
Listë me “50 të pasurit e rinj” e Sunday Times fokusohet tek ato që janë në moshën 30 vjeç dhe poshtë asaj, që tashmë janë multimilionerë.
Së bashku, ata kanë një pasuri të kombinuar prej £ 3.372 bn dhe pesë prej tyre janë në mesin e 1000 njerëzve më të pasur të Britanisë.
Lista e britanikëve më të pasur poshtë të 30-ve:
1. Tom Person, 672 milionë paund
Tom Persson është djali i Stefan Persson, një miliarderi suedez i cili zotëron një pasuri marramendëse në Wiltshire, së bashku me fshatin Linkenholt në Hampshire. Pasuria e familjes buron nga marka H & M.
2. Fawn dhe India Rose James, 30 dhe 24, 482 milionë paund
Gjyshi i tyre ka ndërtuar një perandori në Soho dhe u la atyre Gjykatën Walker. Fawn, 30 vjeç, dhe India Rose, 24 vjeç, kanë trashëguar pasurinë e tyre nga gjyshi.
Vitin e kaluar, Rose hapi Soho Revue, një galeri që tregon artistët në zhvillim, me të dashurin e saj William Pelham, të birin e kontit të 8-të Yarborough.
3. Thomas Mackie, 28 vjeç, 380 milionë paund
Mackie, 28, është nipi i themeluesit të mallrave me shumicë elektrike “CEF Holdings”. Ai shënoi rritje të shitjeve në vitin 2014-2015.
4. Tim dhe Pollyana Gredley, 30 dhe 29 vjeç, 94 milionë paund
Ato kanë trashëguar një pasuri të madhe në prona dhe kuaj, si edhe pistën e kalërimit. Po ashtu, dy vëllezërët drejtojnë qendrën e klasit botëror të kuajve.
5. Pete Cashmore, 30 vjeç, 170 milionë paund
Cashmore është një milioner i bërë vetë. Ai nisi faqen e lajmeve në internet, Mashable në moshën 19 vjeç nga dhomën e tij në Aberdeen dhe deri në vitin 2014 ka qenë një nga ëeb-et më të mëdha në internet. Faqja momentalisht ka 45 milionë lexues në të gjithë globin dhe 28 milion ndjekës në mediat sociale. 30-vjeçari ishte në listën e revistës Time, si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë.
6. Wayne dhe Coleen Rooney, 30 vjeç, 96 milionë paund
Rooney është sportisti më i pasur britanik i moshës 30 vjeç. Anglezi 30 vjeçar ka grumbulluar një pasuri 82 milionë paundë, çka që e bën atë sportisti më i pasur i moshës 30 vjeç, me një rritje prej 10 milionë paundësh nga viti i kaluar.
7. Adele, 27 vjeç, 85 milionë paund
Ajo është këngëtarja më e pasur femër ndonjëherë në Britani. Albumi i saj i tretë, 25, shënoi shitje rekord në Britaninë e Madhe, ndërsa 3.3 milionë kopje janë shitur në javën e parë të prezantimit të tij në Amerikë.
8. Daniel Radcliffe, 26 vjeç, 74 milionë paund
Pasi u diplomua nga Hogwarts, Radcliffe tashmë ka tre prona në Manhattan, ku ai shpenzon shumë nga koha e tij. Ai ka luajtur në një varg filmash të Harry Potter, duke rritur më tej pasurinë e tij.
9. Chris Phillips, 30 vjeç, 70 milionë paund
Ai ka krijuar kompaninë e tij të biznesit “Dot5Hosting”, ndërkohë që ai ishte një adoleshent. Në pasurinë e tij tani përfshihen edhe restorante dhe klubet e natës.
10. Robert Pattinson, 29 vjeç, 65 milionë paund
Aktori i Twilight mori famë botërore, pasi ai luajti vampirin Edward Cullen nga viti 2008-2012. Ai ka qenë imazh i një sërë fushatave të modës që nga mosha 12 vjeç.
Burimi: Daily Mail
Përshtati: Sidorela Lepri












Në kopështin virtual të luleve!


Një udhëtim në botën e verës



Eleganca supreme e Tilda Swinton
