KreuFashion

Ky është vendi më i lumtur në botë!

Kombet e Bashkuara kanë prezantuar raportin e ri të përvitshëm, ku renditen 147 vendet më të lumtura në botë. Studimi i kryer bazohet në analizën e një sërë faktorëve, duke përfshirë shëndetin, jetëgjatësinë, lirinë dhe korrupsionin në qeveri dhe biznes.
Studimi i kryer nga Universiteti i Kolumbias tregon gjithashtu sesi njerëzit e vlerësojnë jetën, duke nisur nga shkalla 0 deri në 10. Në këtë studim, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pësuar rënie, krahasuar me raportin e shkuar, duke u ulur në vendin e 13-të në listë.
Sipas këtij raporti, vendi më i lumtur në botë është Danimarka. Vendet nordike dallohen për shkallën e lartë të lumturisë, por kësaj radhe listën e kryeson shteti i Danimarkës, me një ekuilibër të lartë punë-jetë në të gjithë botën. Për fillestarët, ata punojnë 1563 orë çdo vitë. Java zyrtare e punës është 37 orë e gjatë dhe puna jashtë orarit kompensohet financiarisht. Punonjësit kanë të drejtë të marrin 5 javë pushime. Akoma nuk jeni bindur që ky është vendi më i lumtur?
Njerëzit në Danimarkë i kushtojnë 68% të kohës së tyre, ose 16.3 orë kujdesit personal dhe kohës së lirë. Jo më kot, mban rekordin e vendit më të lumtur.
Epo, urojmë që kjo lumturi të jetë ngjitëse edhe për vendet e tjera.

Burimi: Forbes

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF