Vitamina D ul rrezikun e kancerit deri në 67 %, sipas një studimi të ri të kryer nga Instituti i Mjekësisë. Prandaj duhet të kontrolloni vazhdimisht nivelin e vitaminës D në trupin tuaj.
“Në mënyrë ideale këshillohet që të mbahet niveli i vitaminës D në trupin tuaj 40 deri në 60 ng/ml gjatë gjithë vitit”, ka thënë Dr.Mercola, ekspert shëndetësor udhëheqës i studimit dhe mjek.
Mangësia e vitaminës D është shkaktare e shumë sëmundjeve të zemrës, hipertensionit, diabetit, Alzheimerit dhe shumë ve të tjera.
Po ashtu, mungesa e vitaminës D njihet edhe si shkaktare e kancerit, duke përfshirë kanceret e gjirit, zorrës së trashë, vezores, prostatës, ezofagut, limfatik dhe melanoma.
Tani, Instituti i Mjekësisë ka raportuar se vitamina D ul rrezikun e kancerit deri në 67%.
Në një studim që zgjati pak më shumë se një vit, i cili përfshin mbi 400.000 të rritur, ata që kishin më pak vitaminë D kanë pasur një rritje të vdekshmërisë me 88% pa ndonjë shkak.



Të dobësoheni me banane!















Në kopështin virtual të luleve!

