KreuFashion

Ja përse duhet të konsumojmë çokollatën e zezë

Konsumi i çokollatës së zezë ju ndihmon për të rritur performancën sportive. Ky është përfundimi i studimit më të ri nga Universiteti Kingston i Londrës. Sipas studiuesve, çokollata është e shijshme dhe e shëndetshme dhe konsumi i saj në masën e duhur, ndihmon individët që kryejnë aktivitet fizik.
Ekipi hulumtues ka arritur në përfundimin se çokollata e zezë ka efekte të ngjashme me lëngun e panaxharit, i cili është përdorur nga atletët për të rritur performancën.
Çokollata e zezë përmban epicatechin, një kompleks i gjetur tek lëngu i panxhararit. Pjesëmarrësit e studimit ishin çiklistët, të cilët janë ndarë në dy grupe. Një grup ka ngrënë çokollatë të zezë dhe një tjetër ka konsumuar çokollatë të bardhë. Hulumtuesit kishin vëzhguar efektet e çokollatës në performancën e çiklistëve.
Studimi konfirmon se konsumi i çokollatës së zezë ndihmon në rritjen e performancës sportive, tek të gjithë individët që ushtrohen në aktivitete të ndryshme sportive.

Burimi: STEPin2

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF