KreuFashion

Teknologjia: Tendenca e fundit në kozmetikë

Sot, është duke u përhapur një modë e re ku klientela tradicionale fillon dhe orientohet gjithnjë e më shumë drejt produkteve të teknologjisë së lartë të dermoestetikës dhe krirurgjisë estetike. Për t’ju ndihmuar që të përballeni me këtë sfidë dhe t’i ofroni klientëve një shërbim të përshtatshëm, Sothys ka zhvilluar një gamë të re të kujdesit kozmetik.

Sfida e parë

T’i ofroni një shërbim nevojave të klientëve tuaj që dëshirojnë produkte të teknologjisë së fundit të kozmetikës. Një kozmetikë më të përparuar për rezultate në lartësi të pritshmërive të tyre mund ta gjeni me “BX wrinkle corrector”.

Ky shërbim miks shënjestron specifikisht krijimin e rrudhave në fytyrë. Një efikasitet i testuar dhe që i zhduk dukshëm rrudhat në fytyrë në masën 80%.

Me ndihmën e aparaturës së saj të precizionit të lartë, klientët tuaj mund të shënjestrojnë drejtpërdrejtë zonat e prekura: rrudhat e ballit, ato të syve, linjat e vetullave dhe brazdat e hundës.

Sfida e dytë

Konsiston në dhënien e një kujdesi më të lartë ndaj klientëve tuaj që kanë kryer injektime të toksinave botulinium. Sothys ju ofron mundësinë që t’i ofroni një shërbim të cilësisë së lartë me “dermatologun” teknologjik,  “BX wrinkle corrector”.

Ky produkt kozmetik i gjeneratës së fundit është krejtësisht i përshtatur për të përforcuar efektshmërinë e injektimeve të toksinave botulinium në masën 87 % dhe të zgjasë efektin e tyre në masën 63 %.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF