KreuFashion

Histori suksesi me AVON

Pesë njerëz të përkushtuar në një ‘bashkëjetesë’ disa vjeçare me kompaninë Avon rrëfejnë sukseset e tyre, rrugët sesi kanë arritur të kapin majat, të bëjnë para, të bëhen figura sfiduese, por edhe të shpërblehen për lodhjen e tyre. Eno Roshi, Aleksandra Nazaj, Jonida Panariti, Aurora Zylaj dhe Ingrid Kaçorri, pesë ‘muskëtjeret’ e Avon ndajnë me Bordo eksperiencat e tyre, duke rrëfyer sekretet sesi mund të bëhesh i suksesshëm.

Eno Roshi

0fecb38b-b18c-483e-9ea3-6198a6d84622Sot jeni ndër marketierët më të suksesshëm të kompanisë Avon. Çfarë ambicie keni për të ardhmen?
Unë kam rreth 9 vite eksperiencë menaxheriale në AVON dhe mund të them që kam pasur arritje të shumta, ashtu sikurse edhe sfida, nga te cilat vetëm kam nxjerrë mësime. Je në një treg të vështirë ku ti si fillim përballesh me refuzim, pasi për të qenë realist ‘shitja direkte’ tingëllon ende si diçka e pa provuar. Mes kolegësh po kaq energjikë dhe të talentuar, në një treg jo fort të madh ti duhet të bësh diferencën dhe të përcjellësh jashtë atë që ti i ofron ndryshe rekrutimeve potenciale. Dhe mund të them me krenari të plotë që rezultatet kanë ardhur si rrjedhojë e gjithë formimit tim 360 gradë për të përcjellë siç duhet qëllimet dhe mesazhet e Avon. Kam gjithnjë një plan në xhep për të ardhmen, por nuk mundohem të shoh të ardhmen e largët pasi dua të shijoj çdo çast që më ofron një ditë e re.
Si ishte të përfaqësoje Shqipërinë, në “Avon Hall of Fame” në New York?
Hall of Fame është shumë! Është të jesh më i miri i më të mirëve dhe atje shifrat duken më bukur se kurrë. Ti kupton që nuk je vetëm, por je në një korporatë ndërkombëtare. Kupton që sikurse ty, miliona vetë në gjithë botën zgjohen me ëndrra dhe qëllime. Kupton që Avon është rruga e duhur dhe e sigurtë për të të përkrahur në hapa gjigantë të jetës!Është një privilegj të jesh pjesë e Hall of Fame, ashtu sikurse është dhe një përgjegjësi sepse kur ti “etiketohesh” nuk ka më rrugë mbrapa. Ose do ngresh përherë standartin duke e përforcuar imazhin tënd, ose do heqësh dorë një herë e përgjithnjë. Unë vazhdoj ende të jem shumë i lidhur emocionalisht me AVON kështu që puna vazhdon të jetë edhe më intensive.
Sa e lehtë është për një mashkull të bindë seksin e kundërt për produkte kozmetike?Kur ia kam ofruar mundësinë e partneritetit miqve të mi meshkuj, në fakt kam hasur kundërshti, pasi është konceptuar si Kompania për Femrën! Në fakt po, është kompania për femrën, e krijuar nga një mashkull shumë i zoti me synimin e qartë për ta pozicionuar femrën në vendin që i takon në çdo shoqëri të botës. Dhe unë përherë Avon e kam parë si biznesin tim të nisur nga zero. Fakti që më së shumti punoj me seksin e kundert ka qenë armë e fortë. Janë përherë të gatshme për të dëgjuar këshilla, për të pranuar feedback dhe sugjerime madje në 99% të rasteve i mirëpresin këshillat e mia.

Aleksandra Nazaj

0c234b65-015e-462d-bbb7-f264f99c378e

Aleksandra, si ishte të hiqnit dorë nga një shtëpiake për t’u angazhuar si marketiere e Avon?
Të qenit pjesë e Avon është një eksperiencë shumë e bukur. Avon më dha mundësi të promovohesha, më bëri të njihesha me njerëz të rinj, njerëz nga fusha dhe profesione të ndryshme. Fillimisht e nisa me një grup të ri në moshë dhe më dukej sikur merrja nga energjia e tyre. Mes tyre gjeja optimizmin dhe forcën për të vazhduar përpara.Tani nuk e mendoj dot veten time që të jem një shtëpiake.
Përveç të mirave materiale, çfarë kënaqësie keni marrë duke punuar në këtë kompani?
Përveç të mirave materiale më pëlqen dhe koha që kaloj me mikeshat e grupit Avon. Eksperiencë shumë e bukur kanë qenë dhe konferencat dhe darkat gala që Avoni ka organizuar për më të mirët. Më ka ndryshuar jetën, ma ka bërë më të bukur dhe më të larmishme, plot ngjyra si broshura Avon.
Jeni e kënaqur me arritjet tuaja, dhe çfarë synoni më tej?
Jam e kënaqur me arritjet e mia, por synimi im është që të eci përpara. Shumë shpejt do të kem një titull më të lartë në Avon dhe pse jo, të jem një ndër më të mirët që do të fitojnë udhëtimin e ëndrrave që ofron kompania.

Jonida Panariti

3e87e5ee-5332-4860-9299-48f1164e1ba7

Jonida, si e ndani kohën tuaj mes familjes dhe punës në kompaninë Avon?
Përsa i përket familjes dhe punës në Avon për mua të dyja janë shumë të shenjta. Të dyja janë të lidhuara me njëra-tjetrën. Jo vetëm për faktin që puna ime më jep kënaqësi dhe të ardhura shumë të mira, por më kryesorja është se ne jemi të gjithë si familje të angazhuar dhe punojmë më Avon.
Keni qenë 2 herë fituese e Top Klubit të Koordinatoreve, çfarë mendoni se ju ka bërë juve triumfuese?
Që të arrish qëllimet që i ke vendosur vetes duhet goxha punë e përkushtim. Dhe cili ishte qëllimi im? Të fitoja ‘Top Clubin’ si koordinatorja më e mirë në Shqipëri. Ku këtë titull e mbajta për dy vite me rradhë. Ishte një ndjesi dhe kënaqësi fantastike. Pse? Sepse përveç se të ardhurat e mia sa vinin dhe rriteshin, Avon e shpërbleu punën time me dy udhëtime fantastike në Barcelonë vitin e parë dhe në Amsterdam vitin e dytë.
Cila është sfida juaj aktuale?
Sfida që i kam vënë vetes për vitin 2016 është që të fitoj përsëri këtë titull, të jem përsëri koordinatorja më e mirë në Shqipëri.

Aurora Zylaj

745c7382-60b7-4b56-a740-0c46275ae367

Aurora, ju përçoni dijen tek të tjerët, por vetë cili ka qenë leksioni më i mirë që keni marrë nga Avon?
Unë u bashkova me Avon që në prill të 2006, sapo kompania u vendos në Shqipëri. Ishte një mundësi e mirë për të kursyer, pse jo të bëja një punë të dytë pa harxhuar shumë kohë dhe shumë energji, ndërkohë që kam profesionin primar atë të mësueses. Në fillim puna në Avon mu duk e vështirë pasi nuk kisha eksperiencë të tillë, por Avon më tregoi mënyrën se si mund të arrija suksesin. Eksperienca në Avon më ka mësuar jo vetëm se si të kursej por edhe se si të jem e suksesshme. Kam përfituar çmime fantastike si rezultat i suksesit tim në Avon.
A është e vështirë në Shkodër të krijosh një klientelë besnike?
Jo, aspak. Cilësia e produkteve, shumëllojshmëria e tyre, përdorimi i teknologjive dhe risive të kozmetikës përbëjnë besimin tek klienti. Unë ndoshta jam shembulli i një lidereje që ka një staf klientësh të privilegjuar besnikë. Jam e bindur se çelësi i suksesit të kompanisë Avon është pikërisht klientela besnike që ka krijuar. Trajnimet e shumta si të biznesit apo dhe ato të bukurisë që organizon Avon, më kanë ndihmuar jo vetëm në përmirësimin e aftësive menaxhuese të grupit, por dhe t’i ndihmoj ato të zhvillohen dhe të ndihen të suksesshme po aq sa unë.
Klientët tuaj çfarë moshash dhe target grupi përfaqësojnë?
Nëse bëhet fjalë për klientë përdorues të produkteve ata kategorizohen sipas nevojave që kanë dhe grup moshave përkatëse. Të tillë janë jo vetëm të rriturit e të dyja gjinive, nga mosha 25 deri 55+, por dhe adoleshentë e fëmijë. Po të shfletosh broshurën e Avon, gjithësecili e gjen produktin e përshtatshëm të tij.
Nëse bëhet fjalë për klientë të privilegjuar, në grupin tim të punës gjen dhe studentë dhe gra të moshave ndryshme. Kushdo që bëhet klient i privilegjuar, duhet të jetë krenar dhe entuziast pasi vetëm Avon, është kompania që ka luftuar për bukurinë, risinë, optimizmin dhe mbi të gjitha për femrat.

Ingrid Kaçorri

c4225975-d99b-4304-a312-a52304754009

Çfarë ju nxiti në fillim të bashkëpunonit me kompaninë Avon?
Sigurisht kontaktin e parë si kushdo, e pata nëpërmjet broshurës Avon. Duke qenë dhe femër, larmia e produkteve që gjendeshin në të dhe çmimet modeste, më joshën t’i provoja. Cilësia ishte fantastike, dhe kështu u përfshiva në këtë rreth. Energjia dhe dinamizmi i të rinjve ishte një arsye tjetër. Pastaj ti mund të ndiqje dhe angazhime të tjera ndërkohë që punoje me Avon.
Cili është sekreti i suksesit tuaj?
Përpiqem të jem sa më afër klientëve dhe sidomos të jem ne kontakt dhe t’ju jap asistence të vazhdueshme në çdo moment. Unë jam një person që kam vullnet për të bërë diçka që më pëlqen. Avon më bën të ndjehem e realizuar, kështu që po ishte dëshira dhe kënaqësia e të bërit kësaj pune, suksesi vjen në mënyrë natyrale.
Si i ruani raportet me klientët e Privilegjuar të Shqipërisë?
Siç e thashë dhe më lart, përpiqem t’i informoj për çdo broshurë në lidhje me përfitimet e tyre monetare, mundohem të jem e qartë për të mos i lënë dyshime dhe mëdyshje. Mendoj që baza e një marrëdhënie bashkëpunimi është komunikimi. Them se deri sot jam në hapat e duhur. Pastaj Avon të jep shumë mundësi për të krijuar ura lidhëse të suksesshme me klientët.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF