Nëse i njohim rreziqet e mungesës së hekurit apo të vitaminës C në gjak, në të kundërt dimë fare pak se çfarë shkakton mungesa e vitaminës K. Megjithatë është e rrezikshme, gati po aq e dëmshme sa të pish dy paketa cigare në ditë, sipas biokimistes holandeze, Cees Vermeer, bashkëautore e këtij studimi të bërë gjatë 40 vitesh. Sipas kërkimeve të zhvilluara nga Universitetet e Maastricht, Groningen dhe të Amsterdam-it dhe të koordinuara me ato të zhvilluara nga universiteti i Louvain (Belgjikë).
Nëse krahasimet se efektet në shëndet janë sa ato të dy paketave cigare në ditë duket i tepërt, në fakt është krejtësisht i saktë. Për shkak të rolit thelbësor në kolaugimin e gjakut, vitamina K lufton kundër hemoragjisë dhe garanton gjithashtu një shëndet të mirë kardiovaskular. Ajo ndikon në rritjen qelizore, në mineralizimin e kockës dhe mundëson gjithashtu parandalimin e osteoporozës dhe të frakturave. Mungesa e vitaminës K është e rrallë tek të rriturit për shumë e shpeshtë tek të sapolindurit.
Vitamina K gjendet në dy forma. E para, vitamina K1 gjendet në ushqime, kryesisht tek perimet (spinaq, majdanoz, marule…), por gjithashtu edhe avokadot dhe perimet detare si algat. E dyta, vitamina K2 është e sintetizuar nga bakteret e sistemit tonë tretës, por mund të gjendet gjithashtu në të brendshmet e kafshëve si mëlçia, mishrat apo produktet e qumështit.