KreuFashion

Harmony of the seas, anija më e madhe në botë fillon lundrimin!

Anija më e madhe në botë për kroçera, “Harmony of the seas”, u largua sot në mesditë nga djepi i saj në Saint-Nazaire për në Southampton, nën vështrimin e mijëra kureshtarëve që ishin mbledhur për ta parë.

Ky gjigant i gjatë 362 metra, i gjerë 66 metra dhe i lartë 72 metra, ndryshe sa një godinë 20 katëshe, filloi lundrimin i ndihmuar nga dy rimorkiator dhe nën vështrimin e rreth 70 000 personave, sipas marinës, por gjithashtu në det u ndoq nga dhjetëra anijet të të gjitha llojeve, si dhe nga ajri.

E ankoruar në pjesën C të portit të Saint-Nazaire, gjiganti i detërave, i ndërtuar në kantierin detar “STX France”, filloi manovrat e tij në orën 13:00 në det të hapur. Pasi bëri të gjëmojë për herë të parë burinë e vetë, doli duke ikur mbrapsht, më pas u rrotullua dhe rreth 20 minuta më vonë morri drejtimin për në oqean.

Në mol, spekatorët vëzhgonin spektaklin në një heshtje gati fetare, duke tundur shami të bardha ose duke bërë foto për të mbajtur kujtim përgjithmon këtë moment të mrekullueshëm, unik, prekës, sikurse shpjegon Pierre, që ka ardhur nga qyteti i Nantës për të parë për herë të parë largimin e një anije kaq gjigante.

Ndërkohë që anija largohej nga bregu, Evelyne nuk arriti të mbajë disa lotë të vegjël. “U largua. E pamë të zhvillohet, të rritet për tre vite. Është si një fëmijë që largohet”, thotë ajo.

“Harmony of the seas”, që mund të presë deri në 6 360 pasagjerë dhe 2 100 anëtare të ekuipazhit, iu dorëzua zyrtarisht të enjten pronarit të saj, kompania amerikane “Royal Caribbean International” (RCI), një filial i grupit RCCL që ka aktualisht 24 anije nëpër botë.

Pas një kroçere inaguruese me nisje nga Southampton, anija që mban flamurin e Bahamasit do të shkojë më pas në portin që do të qëndrojë, në Barcelonë, për të zhvilluar kroçerat e saj një javore nëpër Mesdhe, ku do të qëndrojë deri në fund të tetorit, para se të shkojë në Karaibe.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF