Lëkura është mjaft e rëndësishme jo vetëm në aspektin estetik, por edhe atë shëndetësor. Mënyra jonë e të ushqyerit dhe produktet që konsumojmë luajnë një rol shumë të rëndësishëm në lëkurën tonë. Prandaj duhet të zgjedhim me kujdes çdo produkt që konsumojmë. Më poshtë do të ju listojmë 9 ushqyesit më të mirë të lëkurës.
Pothuajse të gjithë këta ushqyes përmbajnë antioxidantë (antioksidanti është një emër përmbledhës për elementët që janë të aftë të luftojnë radikalet e lira). Radikalet e lira vetë përfaqësojnë molekula speciale të afta për të shkatërruar molekulat dhe qelizat e trupit. Ju ngelet vetëm t’i memorizoni që herës tjetër kur të shkoni në treg të blini dhe për lëkurën tuaj.
Vitamina A
Vitamina A ndihmon për një pamje të mirë të lëkurës dhe lufton toksinat e dëmshme të saj. Gjithashu është shumë e mirë për njerëzit që kanë lëkurë të thatë. Ajo gjendet te qepa, bizelja, kajsia, spinaqi, lakra, karrota, kungulli, kumbulla dhe patatet e ëmbla.
Vitamina C
Vitamina C ndihmon lëkurën si në sipërfaqe dhe në brendësi. Përmban antioksidantë që mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira duke nxitur prodhimin e kolagjenit. Vitamina C gjendet në agrume, te speci i kuq, lakra e Brukselit, boronica, manaferra, kivi, portokalli, limoni, brokoli dhe patatja.
Vitamina E
Kjo vitaminë është e njohur që lufton efektet e dëmshme të ekspozimit UV dhe siguron mbrojtje antioksidante. Ekspertët tregojnë se përdorimi i 400 mg vitamine E në ditë, trajton lëkurën e dëmtuar dhe të rrudhosur. Gjendet pothuajse tek të gjitha frutat dhe perimet.
Vitamina K
Vitamina K është e cilësuar si një përbërës, i cili ndihmon efektivisht eleminimin e rrathëve të syrit. Ushqimet ku gjendet kjo vitaminë janë, qepët e njoma, kumbullat e thata, brokoli, lakra, kastraveci, shpargu, specat e kuqe etj.
Likopen
Likopon është një antioksidant. Një dietë e pasur me likopene i jep lëkurës një mbrojtje ndaj rrezeve të dëmshme të diellit. Likopenet mund të gjenden te bostani, portokalli i kuq, domatet dhe papaja.
Astaxanthin
Astaxanthin është një përbërës ngjyrë rozë që gjendet te karkalecat, salmoni, karavidhe, krilli etj. Përdorimi për një kohë të gjatë të këtyre produkteve ujore ndikon dukshëm në shkëlqimin e lëkurës, duke reduktuar thatësinë, rrudhat dhe pikat e moshës.
Omega 3
Omega 3 janë një aleat i rëndësishëm për të reduktuar inflamacionin dhe kanë një rol të rëndëishëm për t’i dhënë ndriçim fytyrës. Omega 3 gjendet në ushqime të tilla, si peshku yndyror (salmoni), arrat dhe farat e lirit, bajamet, lajthitë etj.
Acidi Alfa Lipoik
Është një antioksidant i fuqishëm pasi është një nga dy ushqyesit e tretshëm në ujë dhe yndyrë. Ky acid mbron lëkurën tuaj në brendësi dhe sipërfaqe nga problemet që shkaktojnë radikalet e lira. Gjendet në brokoli, mëlçi, patate, spinaq etj.
Acidi Hyaluronik
Acidi Hyaluronik shquhet për hidratimin e lëkurës. Vepron në mënyrë efektive duke i mbajtur qelizat e ndara. Acidin Hyaluronik e përmbajnë ushqime si peshku, veza, qumështi, kosi dhe fasulja.
Burimi: StepIn2