Problemet me kujtesën janë shqetësime të cilat shfaqen që në fazat e shtatzënisë, prandaj duhet të bëhet kujdes me ushqyerjen e nënës gjatë kësaj periudhe. Nënat shtatzëna duhet që të hanë ushqim të ekuilibruar, dhe gjithashtu të kujdesen për ushqimin e fëmijëve të tyre në fazat e para të jetës. Por jo vetëm nënat shtatzëna mund të kenë probleme me kujtesën, por kushdo i cili për një periudhë kohore është kequshqyer, apo edhe nga ndikimi i faktorëve të tjerë që lidhen me kujtesën tek njeriu. Më poshtë ju sjellim disa këshilla sesi të përmirësoni kujtesën.
Ushqimi është faktori kryesor që ndikon në shëndetin mendor. Të ushqyerit zakonisht duhet të jetë korrekt dhe produkt i një edukate të shëndoshë. Disa të dhëna ngushëlluese që mund të përdoren edhe sot: pihet aktualisht të paktën 9 % qumësht i paskremuar për rreth 12 vite të jetës, konsumohet bukë e lyer me gjalpë në të paktën 32 %, e në dietën mesatare vezët zenë të paktën 30 %, pakësimi i konsumit të yndyrnave shtazore afrohet te 57 % dhe është kompensuar nga një rritje e përdorimit të yndyrnave bimore.
Alkooli dhe duhani duhen konsideruar tamam si droga, që hap pas hapi mbysin dhe shtypin çdo aktivitet të qelizave nervore të trurit. Nëse efektet dëmtuese të duhanit janë të lidhura me numrin e cigareve të pira, në kohëzgjatjen e periudhës së pirjes, me llojin e cigareve të pira, në mënyrën sesi pihet, efektet e dëmshme të alkoolit janë gjithmonë për t’u patur frikë në dëmtimet që shkaktojnë në tru.
Jeta pa aktivitete ndikon negativisht edhe mbi gjendjen e trurit, kështu që nevojitet njëfarë aktiviteti fizik i rregullt, praktikimi i ndonjë sporti, kryerja e një forme të aktivitetit të punës edhe pas daljes në pension.
Është e nevojshme të përjashtohet nga jeta e gjithsecilit çdo tendencë egoiste, që ngushton horizontet shpirtërore dhe ngre në mënyrë të vazhdueshme barrierat ndërmjet botës që na rrethon dhe individit. Të mësohet për të jetuar dhe për nevojat dhe kërkesat e të tjerëve. Është një mënyrë për t’u mbajtur aktivë dhe elastikë edhe mendërisht kur nuk kemi probleme personale urgjente për të zgjidhur.


Ushqimet që shkojnë me verën







Histori suksesi me AVON










Të dobësoheni me banane!
