KreuFashion

Efektet çudibërëse të kafesë!

Sipas një studimi 11-vjeçar, konsumimi i kafesë ka përfitime mjaft pozitive në shëndetin e njeriut dhe ul riskun për kancerin e lëkurës. Studimi përfshiu 450 000 individë, të cilët u analizuan bazuar në ushqimet që konsumonin, historikun shëndetësor të familjes, aktivitetit fizik apo kohës që shpenzonin të ekspozuar në rrezet e diellit. Rezultatet ishin shumë interesante.
Ata individë që konsumonin katër ose më shumë filxhanë kafeje në ditë, ishin 20% më pak të rrezikuar nga melanoma e lëkurës krahasuar me personat që nuk pinin kafe. Autorët e këtij studimi shumëvjeçar besojnë se efektet mrekulli-bërëse të kafesë gjenden tek përbërësit e veçantë të saj, përfshirë dhe kafeinën.
Konsumimi i kafesë në sasinë e duhur, ndihmon në shtypjen e qelizave kanceroze në prani të diellit, redukton mundësitë për skuqjen e lëkurës, shmang dëmtimin e ADN-së etj. Ky studim mes të tjerash do të kënaqë dhe egon e të fiksuarve pas kafeinës, që shpeshherë janë përballur me kritika nga varësia që kanë krijuar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF