KreuFashion

Sa orë gjumë duhet të flemë në ditë?

Sasia e gjumit për të cilën çdo njeri ka nevojë varet nga shumë faktorë, duke përfshirë këtu edhe moshën. Foshnjat zakonisht kanë nevojë të flenë 16 orë, ndërsa adoleshentët kërkojnë 9 orë mesatarisht. Për pjesën më të madhe të të rriturve, 7-8 orë gjatë natës rezulton të jetë sasia më e mirë e gjumit. Megjithatë disa njerëz mund të kenë nevojë më pak se 5 orë ose shumë të tjerë më shumë se 10 orë gjumë çdo ditë.
Përsa i përket grave, në 3 muajtë e parë të shtatzënisë shpesh kanë nevojë për më shumë orë gjumi sesa zakonisht. Sasia e gjumit për të cilën një person ka nevojë, rritet nëse ky person i është privuar gjumit në ditët e mëparshme. Të flesh shumë pak gjumë krijon një “mungesë gjumi”. Trupi juaj kërkon që këto mungesa të plotësohen. Edhe në moshën e hershme njerëzit kanë nevojë për të njëjtën sasi gjumi.
Përreth 50% e të gjithë 65-vjeçarëve kanë probleme të shpeshta gjumi. Ekspertët thonë se nëse ne ndihemi të përgjumur gjatë ditës, madje dhe gjatë aktiviteteve të mërzitshme ne nuk kemi fjetur gjumë mjaftueshëm. Nëse ju në mënyrë të vazhdueshme flini në 5 minutat e para që jeni shtrirë, ose ju privoheni nga gjumi i rëndë, ose po vuani një çrregullim të gjumit.
Gjumi i shkurtër ose episodet e shkurtra të gjumit janë një tjetër shenjë e privimit të gjumit.
Në shumë raste njerëzit nuk e dinë që ata po përjetojnë faza të shkurtra të gjumit.
Shumë studime kanë treguar se privimi i gjumit është i rrezikshëm. Privimi i gjumit gjithashtu zmadhon efektet e alkoolit në trup, kështu që një person, i cili pi do të jetë më i paaftë se dikush që ka bërë një gjumë të plotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF