Eventi muzikor Top Music Awards nuk mund të kalonte pa shkaktuar shumë zhurmë. Këto ditë ishin të shumta komentet që kishin kryefjalë TMA, ku dominonin ato jo fort të këndshme. Ndërkohë që në rrjetet sociale ky festival shkaktoi shumë zhurmë, vetë organizatorët nuk kanë reaguar në mënyrë direkt. Moderatori Ledion Liço është vënë në fokus nga personazhe të ndryshme si Noizy, Beatrix Ramosaj, etj, ndërkohë që ai ka zgjedhur të mos e komentojë.
Por sot në një foto të postuar nga TMA, moderatori shkruan: Dëgjoni melodinë, jo zhurmat. Ishte ky një mesazh për të gjithë ato që shkaktuan zhurmë, apo thjesht një diçiturë për foton?
