Dy vjet pas ndarjes me modelen Dorina Podrimja, duket se Taulant Xhaka e ka lënë pas atë histori dhe ka rinisur një tjetër. Bëhet fjalë për aktoren Anais Lika, e cila është parë shumë oranë Taulantit, madje duke flirtuar me të. Në festën e organizuar në nder të djemve të Kombëtares, Taulanti është parë të shoqërohet me vajzën, e cila është e njohur jo vetëm për pjesëmarrjet e saj në videoklipe dhe punën si aktore në “Top Channel”, por edhe si mbesa e Inis dhe Ingrit Gjonit. Burime të “Bluetooth” kanë treguar se aktorja dhe futbollisti kanë flirtuar vazhdimisht me njëri-tjetrin, madje edhe nuk kanë nguruar të kapen për dore në publik. Sipas një video të postuar nga miku i Xhakës, dyshja janë parë teksa kanë hipur në makinën e Anais ka shoqëruar futbollistin me makinë pas festës. Sipas dëshmitarëve, asnjëri prej tyre nuk u pa më klub.
Nuk dihet se si janë njohur dy protagonistët e deri tani nuk ka asnjë konfirmim nëse mes tyre ka një lidhje të vërtetë apo bëhet fjalë vetëm për një flirt, por ajo që është e sigurt është fakti se pëlqimi mes palëve u lexohej në sy.
