Supermodelja Kendall Jenner ka blerë shtëpinë e saj të dytë, vlera e së cilës arrin 6.5 milionë dollarë. Shtëpia ndodhet në Los Angeles dhe është shumë afër familjes së saj Kardashian-Jenner.
Përpara se 20 vjeçarja ta blente, ajo ka qenë në pronësinë e John Krasinski dhe Emily Blunt.
Shtëpia është me tre kate, ka një pishinë dhe oborr të madh, si edhe një zyrë të projektuar nga vetë 20 vjeçarja. Po ashtu, ka gjashtë dhoma gjumi dhe 5 tualete.
