Këto ditë këngëtarja Rita Ora ka zgjedhur të pushoj në plazhet e Ulqinit. Ndërkohë që vazhdimisht ka ndarë copëza momentesh me ndjekësit e saj në Snapchat, duke postuar foto me bikini, poza tepër joshëse dhe provuese si edhe të tjera momente ku tregon format.
Mediat malazeze kanë përcjellë hap pas hapi pushimet e këngëtares shqiptare, madje kanë shkruar se ajo dhe Lewis Hamilton janë duke pushuar së bashku. Megjithëse asgjë konkrete, ndërkohë që Ora vazhdon të shijoj këto ditë pushimesh në shoqërinë e familjarëve të saj.
