6 Qershori shënon ditën botërore të puthjes. Festa ka lindur në 6 Korrik në Britaninë e Madhe në vitin 1990. Kur themi Dita Botërore e puthjes, nënkuptojmë puthjet jo vetëm në një raport dashurie, në marrëdhëniet çift, por dita e puthjes në një raport më të gjerë. Dita e puthjes ka për qëllim të na bëj të vlerësoj rëndësinë dhe domethënien e një puthje.
Kjo ditë nuk ka konventa apo norma sociale, por vetëm nnjë puthje. Anembanë globit ne shkëmbejmë puthje, përqafojmë dikë dhe tregojnë dashuri dhe ndjenjë miqësore ndaj njerëzve tanë të dashur.
Në këtë ditë janë shënuar edhe disa rekorde, përsa i përket puthjeve më të gjata. Rekordi i parë është vendosur në Mbretërinë e Bashkuar në 6-7 Korrik 2005 dhe puthja ka zgjatur 31 orë e 30 minuta.
Pastaj në ditën e Shën Valentinit, në vitin 2009 Nikola Matovic dhe Kristina Reinhart nga Gjermania vendosën një rekord të ri, prej më shumë se 32 orësh.
Më 13 shkurt 2011, një çift theu këtë rekord të puthjes më të gjatë me 46 orë e 24 minuta. Mbresëlënëse!
Momentalisht rekordin për puthjen më të gjatë e mban dyshja Ekkachai dhe Laksana, puthja e së cilëve ka zgjatur 58 orë, 35 minuta dhe 58 sekonda. Dhe kjo është vërtet ëoë!
Tani të presim rekordet e reja, që do të përmbysin këto rezultate, ndërkohë që shkëmbeni sa më shumë puthje dhe dashuri.