KreuFashion

Miriam Cani, muza që frymëzon Alban Skënderaj

Ditën e djeshme Alban Skënderaj ka publikuar këngën e tij më të re “Ëngjëll”, ku personazhi kryesor është bashkëshortja e tij, këngëtarja Miriam Cani. Gjatë këngës imazhi i saj zbulohet gradualisht, edhe pse të gjithë e prisnim të ishte Miriam.
Kënga është himni i një dashurie tashmë të konsoliduar, duke na konfirmuar edhe njëherë se Miriami është muza që frymëzon Alban Skënderaj.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtari i kushton këngë partneres së tij, nëse kujtojmë këngët e njohura si “Lërmë të vdes me ty”, “Mrekullia e tetë” apo Mirmëngjes. Madje në këngën më të fundit “Ëngjëll”, artisti na sjell në kujtesë disa prej këtyre vargjeve si “Je një në një million” apo “Vjen njëherë në jetë”.