Joe Perry, kitaristi i grupit të rock-ut Aerosmith, është rrëzuar në skenë gjatë një koncerti në Nju Jork. Referuar asaj që shkruajnë mediat vendase, ai u dërgua menjëherë në spital. Ndërkohë që pas përkujdesjes së duhur, gjendja e tij është stabilizuar.
“Gjithçka ndodhi në skenë. U duk sikur u pengua e pastaj ra. Por njerëzit e panë që po dridhej. Erdhën punonjësit e policisë e i dhanë ndihmën e parë dhe, vetëm kur u qetësua disi, e ngjiten në autoambulancë”, tha Chyanne Leland.
65-vjeçari po interpretonte në Coney Island me grupin e tij “Hollywood Vampires” dhe rokerin Alice Cooper, kur u shemb në tokë. Përpara kësaj, publiku nuk pa asnjë shenjë të ndonjë shqetësimi shëndetësor.








Fashion
Frymëzohuni nga Street Style


Fashion
Rita Ora tregon format në Ulqin



Fashion
Sunrise, aty ku lind dielli






