KreuFashion

Fjalët prekëse të motrës së Christiano Ronaldo-s

Dëmtimi i Christiano Ronaldo-s në finalen e Euro 2016 ka qenë kryefjala e këtyre ditëve. Po ashtu të shumta kanë qenë komentet nga njerëz të fushës së sportit, fansa, apo edhe familjarë. Këta të fundit se e kanë përjetuar shumë dëmtimin e futbollistit.
Vetë motra e Ronaldos, Katia Aveiro ka shktuar një status në llogarinë e saj në Instagram, ku nuk nguron ta krahasojë të vëllain me sakrificën e Jezu Krishtit.
“Këta lot të derdhur nga im vëlla i plagosur të godasin në zemër. E gjithë Portugalia qau me Cristiano-n pas asaj goditje të pistë. Por Zoti është i madh. Jezusi u flijua në kryq për një botë më të mirë, Cristiano qau për shkak të dhimbjes dhe sepse nuk mund të luftonte me shokët deri në fund për vendin e tij të shtrenjtë. Ashtu si Jezusi, kupa iku nga fituesit e ligjshëm dhe ëndrra u bë realitet. Ne jemi kampionë”, ka shkruar ajo në Instagram.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF