KreuFashion

Erion Veliaj uron Ajolën: Mezi i pres edhe 100 ditëlindjet e tua të tjera!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka zgjedhur të urojë bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, për ditëlindjen e saj me një urim sa të thjeshtë, aq edhe të ndjerë.
“Ajola, dashuria ime e bukur! Mezi i pres dhe 100 ditëlindjet e tua të tjera, tifozi yt më i madh”, ka shkruar Veliaj, bashkëngjitur një foto të të dyve me fanellat e Kombëtares.
Urimeve për ditëlindjen e Ajola Xoxës i janë bashkuar edhe ndjekësit e kryebashkiakut në facebook.
Çifti janë bashkë prej vitesh, ndërkohë që lidhën kurorë në shtator të vitit 2014.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF