Katër fotografi zyrtare që shënojnë ditëlindjen e tretë për Princ George janë publikuar nga Duka dhe Dukesha e Kembrixhit. Imazhet e tregojnë princin në shtëpinë e familjes në Norfolk, dhe janë shprepur në mes të korrikut nga fotografi Matt Porteous. Në fotografi princi shfaqet duke luajtur me qenin e familjes, Lupo.
Prince George Alexander Louis, i njohur si Princ George i Kembrixhit u lind më 22 korrik 2013.



















