Së fundmi, këngëtarja Rovena Dilo ka postuar një foto të sajën gjatë pushimeve në plazhin e Jalës, ku është shfaqur me forma shumë të mira trupore. Kjo gjë nuk i ka shpëtuar gazetarëve dhe miqve të saj në instagram, të cilët janë bërë kurioz për sekretin e kësaj rënieje të dukshme në peshë. Rovena në një intervistë të dhënë për gazetën ‘Panorama’, është shprehur: “Në fakt jam mirë, por jo në maksimumimn tim, që synoj ta arrij pasi të humb edhe 3-4 kilogram të tjerë nga pasha ime trupore. Tani peshoj 59 kilogram dhe ndjehem mirë me linjat e mia, pas humbjes në peshë. Çfarë po bëj tani është të mbaj trupin në formë dhe të tonifikuar me ushqim të mirë dhe sport. Çdo ditë bëj vrap, ushqehem me porcione të vogla, duke hequr dorë nga ëmbëlsirat, të cilat më parë i konsumoja shpesh, duke pirë shumë ujë gjatë ditës. Gjithsesi, dua të theksoj faktin se asnjëherë nuk ia mohoj vetes shijimin e ushqimit, që është një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës, sidomos tani në verë, që preferoj ta shoqëroj darkën me një gotë verë të bardhë të ftohtë.”
Gjithashtu, ajo ka deklaruar se të gjitha këto i bën për t’u ndjerë sa më energjike, në formë të mirë dhe për t’iu rikthyer së shpejti sërish muzikës pas një pushimi të gjatë.
