KreuFashion

Si t’i jepni stil ballkonit dhe tarracës suaj

Jo të gjithë kanë mundësinë të kenë një hapësirë të jashtme, atëherë, normalisht që kur keni shancin të keni disa metra katrorë të hapur, shfrytëzojini në maksimum! Cilado qoftë madhësia e ballkonit tuaj, duhet ta vlerësoni për të përfituar sa më shumë. Madje edhe një ballkon i vogël meriton vëmendjen më të madhe.

Nëse dashuroni të gatuarin mos harroni të mbillni bimë aromatike si borziloku, rozmarina apo majdanoz kështu që do të mund të gatuani me produkte sa më të freskëta. Për sa i përket veshjes së terrenit, keni shumë mundësira që ju ofrohen. Mund të provon barin falso për të dhënë iluzionin se ndodheni në një lëndinë, ose parket prej druri për të dhënë një pamje pushimesh.

Nëse tarraca juaj preket shumë nga dielli, ju rrezikoni të vuani nga vapa dhe të mos keni mundësi të përfitoni sa duhet. Synoni të vendosni bimë të larta që do t’ju japin një hije të freskët. Nëse keni mundësi instaloni gjithashtu një tendë duke krijuar një ambient buzë deti.

Por që të përfitoni nga tarraca kur ka rënë mbrëmja, përpiquni të vendosni kandila në tokë dhe drita të varura për të krijuar një efekt taverne shik. Nëse tarraca është e madhe, ju do të keni ndjesinë sikur keni një pjesë më shumë në shtëpinë tuaj, një sallon të vërtetë, me bankete, tavolina të ulëta dhe kolltuqe dhe për të përfituar në maksimum nga vera mos harroni zgarën! Për më shumë ide origjinale shihni galerinë tonë të ftove.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF