Nga Elton Kodra
Kinetic-Fitness
Ka disa vite tashmë që të dukurit bukur estetikisht është kthyer në një tendencë. Për këtë arsye, para fillimit të sezonit veror qendrat e fitnesit apo ambientet e ndryshme të rekreacionit (parqet, pishinat, sallat e lojërave, biçikletat etj.), janë të tejmbushura me njerëz të cilët frekuentojnë lloje të ndryshme të aktivitetit fizik për të arritur një performancë fizike sa më të përshtatshme, në mënyrë që të duken sa më bukur dhe të jenë sa më tërheqës seksualisht me trupin e tyre. Nga ana tjetër, në stinën e verës shumica e njerëzve e braktisin aktivitetin fizik dhe në të njëjtën kohë kjo shoqërohet edhe me prishjen e regjimit normal të ushqimit, gjumit, përdorimit të alkoolit etj.
Pikërisht duke u nisur nga ky realitet që përsëritet çdo sezon, kemi menduar të japim disa këshilla se si duhet të silleni gjatë kësaj kohe, në mënyrë që të ndiheni mirë me veten tuaj si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht.
Aktiviteti fizik
Është ndër faktorët kryesorë jo vetëm për sa i përket linjave të bukura trupore, por “çka është edhe më e rëndësishmja”, të qenët të shëndetshëm. Pikërisht për këto përfitime që sjell është e domosdoshme që të frekuentohet në mënyrë të vazhdueshme dhe jo me periudha të caktuara.
Edhe pse me rritjen e temperaturave bëhemi më dembelë dhe tentojmë t’i largohemi stërvitjes, kjo është periudha më e mirë për t’u stërvitur, pasi si komponentët klimatikë, ashtu edhe ata fiziologjikë favorizojnë këtë proces (qarkullimi i gjakut, metabolizmi bazal etj). Pavarësisht temperaturave jashtë, për të gjithë ata që frekuentojnë qendrat e fitnesit e kanë të thjeshtë, kjo sepse shumica e këtyre qendrave janë të pajisura me sisteme kondicionimi e aspirimi cilësorë, ku temperatura e brendshme është gjithmonë ajo optimale për kryerjen e procesit stërvitor. Ata që bëjnë stërvitjen në natyrë, mjafton të shmangin oraret e pikut 11:00-18:00; në të gjitha oraret e tjera mund të kryejnë stërvitjen e tyre në mënyrën më cilësore të mundshme. Kjo stinë është periudha më e mirë si për ata që duan të humbasin disa kilogramë, ashtu edhe për ata që janë stërvitur rregullisht gjatë gjithë vitit, të cilët dëshirojnë të kenë një definim më cilësor të muskujve të tyre, pasi për të gjithë këta faktorë që ne përmendëm dhe jo vetëm, rritet ndjeshëm djegia e yndyrnave.
Gjatë periudhës së pushimeve, e cila mund të zgjasë nga 10 ditë deri në 1 muaj, për të gjithë ata që janë të rregullt me aktivitetin fizik do t’ju thoshim të mos shqetësoheshin, por t’i shijonin këto pushime në maksimumin e tyre. Kjo, për dy arsye:
Pra, mos u stresoni se tani që nuk po stërviteni do dukeni keq, pasi kjo është diçka që nuk ka për të ndodhur. Thjesht relaksohuni dhe argëtohuni ashtu si e keni menduar para se t’i fillonit këto pushime, ndoshta edhe më shumë se aq.
Nga ana tjetër, për të gjithë ata të cilët nuk kanë një marrëdhënie të rregullt me aktivitetin sportiv, por kujtohen ta fillojnë atë 2-3 muaj para sezonit për ta ndërprerë menjëherë me përfundimin e tij, do ju këshillonim që psikologjikisht të jenë të qetë dhe të përpiqen të shijojnë në maksimum rezultatet që kanë arritur gjatë këtyre 2-3 muajve. Për sa i përket aspektit fizik, do ju sugjeronim të ndryshonin mendësi dhe të ishin të rregullt e sistematikë gjatë gjithë vitit me aktivitetin fizik. Vetëm atëherë do të kenë rezultate të qëndrueshme në kohë jo vetëm nga pikëpamja estetike, por edhe shëndetësore.
Ushqimi
Ushqimi është një element tjetër shumë i rëndësishëm i mirëqenies sonë, ku cilësia e tij ka një ndikim të drejtpërdrejtë si në shëndetin tonë, ashtu edhe në të dukurit estetikisht bukur. Mund të flitet shumë për ushqimin si: dietat…, cili është lloji i ushqimit që bën për mua…, unë jam ky grup gjaku dhe s’mund të përdor x apo y ushqim… etj. Ajo që duhet të mbajmë parasysh është se duhet të kemi një regjim ushqimor të rregullt çdo ditë tonën, duke filluar me cilësinë e tij, sasinë dhe në sa vakte do ta shpërndajmë këtë sasi gjatë ditës (rekomandohen 3-5 vakte).
Për sa i përket ushqimit në stinën e verës, është stinë nga më pozitivet, kjo pasi ndryshimet klimatike janë të lidhura ngushtë edhe me ndryshimet fiziologjike. Në këtë periudhë kemi rritje të temperaturave, e cila shoqërohet me rritjen e qarkullimit të gjakut në organizëm dhe rritjen e metabolizmit gjithashtu. Duke u nisur nga kjo, në këtë periudhë kemi:
Pra, përdorimi i lëngjeve me shumicë dhe shpesh, në të njëjtën kohë edhe përdorimi i ushqimit të lehtë, në sasi të kontrolluar dhe me shpeshtësi, janë këshilla që duhet t’i kemi parasysh.
Sigurisht, që shpeshherë gjatë këtyre ditëve të verës mund të “abuzojmë” pak si me ushqimin ashtu edhe me pijet, por e theksojmë përsëri që, në qoftë se gjatë gjithë vitit kemi një rutinë të shëndetshme, atëherë efektet që do të kenë këto ditë në organizmin tonë do të jenë minimale ose të barabarta me zero. Madje, shpeshherë shndërrohen në energji pozitive, pasi bëhen relaksuese psikologjikisht për shkak se po dalim nga rutina jonë e zakonshme dhe po shijojmë diçka ndryshe
Gjumi
E kemi lënë për në fund, por në fakt është një ndër faktorët më të rëndësishëm. E keni pyetur ndonjëherë veten se:
Pse sportistët profesionistë flenë herët?!
Ndër vite është vërtetuar si një ndër faktorët kryesorë për të qenë të çlodhur e të kthjellët gjatë ditës dhe vlerësohet gjithashtu si faktor kyç i rikuperimit pas stërvitjeve me ngarkesë të lartë apo para dhe pas garave ose ndeshjeve të rëndësishme.
Në këtë kontekst, gjithkush nga ne mund ta verifikojë lehtësisht se si është një ditë kur nuk kemi bërë një gjumë të rehatshëm ose kur jemi kthyer në shtëpi në orët e para të mëngjesit ndonjë fundjavë. Sigurisht, nuk mendojmë se ka qenë dita më e bukur dhe me aktive krahasuar me një ditë kur e fillojmë pas një gjumi të plotë e të rehatshëm.
Kështu që si faktorët që përmendëm më lart, aktiviteti fizik dhe ushqimi, jepini rëndësinë e duhur edhe këtij faktori të tretë.
Për ta përfunduar, të gjithë ju miq të revistës BORDO dhe jo vetëm, në këtë shkrim u bazuam në disa këshilla bazë përgjithësisht për ata persona që janë frekuentues të rregullt të aktivitetit fizik, në mënyrë që për ta, këto ditë pushimesh të mos kthehen në ditë stresi, por në ditë relaksi dhe që të mbahen mend gjatë. Gjithashtu, për t’u theksuar është fakti se këto janë këshilla bazë shumë të rëndësishme edhe për pjesën tjetër se si duhet të sillen me trupin e tyre gjatë vitit apo viteve.
Të tre këta faktorë kanë një lidhje të ngushtë zinxhir me njëri-tjetrin, kështu që është shumë e vështirë të aplikosh njërin dhe të mos aplikosh tjetrin pra:
Në qoftë se kjo është rutina juaj e zakonshme gjatë vitit, atëherë herë pas here mund të bëni çdo lloj çmendurie që ju dëshironi pa më të voglën pasojë negative në cilësinë e jetës tuaj.
Kalofshi një verë të këndshme!!!