KreuFashion

Pushimet e papara të Reese Witherspoon dhe mikeshave të saj

Aktorja fituese e cmimit Oscar, javën e shkuar ka qenë në një udhëtim me mikeshat e saj më të mira, ku pas postimeve të saj i ka dhënë një mesazh të qartë të gjithë ndjekësve të saj: Ha, Lutu, Dashuro. Reese dhe shoqet e saj, Shannon Rotenberg dhe Candace Nelson, kanë udhëtuar nga Italia në Kroaci duke ndarë në Instagram çdo moment interesant.
Grupi i vajzave e kanë filluar udhëtimin e tyre në Venecia, ku kanë shijuar një darkë fantastike, verë të mirë dhe një pamje të mrekullueshme të gondolave. Pushimet e tyre kanë vijuar më pas në Kroaci, ku mesa duket ato kanë kaluar dhe kohën më të mirë së bashku.
Reese ka postuar foto dhe video të shumta në Instagram, duke “kopjuar” fituesen e medaljes së artë të Lojrave Olimpike në not Katie Ledecky, duke shpërndarë një video duke u zhytyr në ujë.
Vajzat nuk kanë nguruar as të bëjnë një xhiro luksoze me varkë për të shijuar rivierën e mrekullueshme kroate.
Por çdo gjë e mirë e ka një fund, kështu që Reese i mbylli pushimet e saj me një tjetër video në Instagram, nën perëndimin e diellit.

Përshtati: Daljana Sejdia

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF