Koncerti i Dua Lipës mbrëmjen e djeshme në sheshin “Nënë Tereza” ka mbledhur mijëra njerëz, mes tyre edhe shumë personazhe të njohur të ekranit shqiptar. Të gjithë kanë patur mundësinë ti ruajnë këto çaste me anë të fotove dhe videove, ndërsa kanë qenë më të pakët ato që kanë mundur të kenë një foto përkrah Dua Lipës.
Këngëtarja 21 vjeçare solli në shesh emra të njohur të muzikës si sopranoja e madhe, Inva Mula, e cila e shoqëruar edhe nga bashkëshorti, Hetem Ramadani pasi kanë shijuar koncertin, kanë pozuar përkah Duas.
Bojken Lako dhe partnerja e tij, Semi Jaupaj, Beatrix Ramosaj, Grupi Lynx, aktori i humorit Florian Binaj kanë ndarë në rrjetet sociale momente nga koncerti i artistes shqiptare, të cilët jo vetëm e kanë mbështetur, por edhe e kanë shijuar maksimalisht.
Edhe vajza e kryeparlamentarit, Era Meta ka ndarë një foto me Dua Lipën. Po ashtu, edhe fashionistja Ersi Ngjela.
Në galerinë e fotove do të gjeni disa prej personazheve që e ndoqën Dua Lipën në Tiranë!
