Megan Fox dhe Brian Austrin kanë sjellë në jetë fëmijën e tyrë të tretë, shkruan E!News. Ato e kanë quajtur djalin Journey River Green. Aktorja 30 vjeçare dhe bashkëshorti i saj kanë gjithashtu edhe dy djem të tjerë, Noah, 3 vjeç dhe Bodhi, 2 vjeç.
Pak para se të mësohej lajmi për shtatzëninë e Megan, dyshja kishte nisur procedurat e divorcit pas 5 vitesh martese. Por fill pas shtatzënisë së aktores, duket se ato e hodhën gjithçka pas në të gjitha kuptimet, për ti dhënë edhe një tjetër shans martesës së tyre.
Burimet për E!News thonë se ato janë më të lumtur se kurrë bashkë!
