Ai i kërcënoi fansat së nëse nuk ndalon me urrejtjen për të dashurën e tij të re, Sofia Richie, ai do bëntë Instagramin e tij privat. Por sot Justin Bieber ka ndërrmarë një hap tjetër, duke e fshirë fare llogarinë e tij në Instagram, e cila numëronte plot 77.8 milionë ndjekës.
Ky veprim erdhi pasi këngëtari e bëri Instagramin e tij privat, duke e kthyer sërish publik pak më vonë dhe më pas duke e fshirë fare.
Duket se Justin nuk e ka përballuar dot zënkën me Selenën dhe komentet e fansave!
