Kjo është shtëpia më e shtrenjtë në Europë. Ndryshe njihet si “Shtëpia në formë flluske”, çmimi i së cilës arrin plot 351 bilionë paundë. Shtëpia, e cila ndodhet në Cannes, Francë, ka një dizajn tepër të veçantë, saqë kur e sheh të krijon përshtypjen e flluske të madhe dhe të bukur.
Dikur kjo shtëpi ka qenë në pronësi të stilistit Pierre Cardin dhe në tërësi ka plot 10 dhoma gjumi, dhomë ndenjie gjigande si edhe kopështe të mëdha me pishina dhe pellgje.
Ndërtesa është projektuar nga arkitekti hungarez Antti Lovag dhe është ndërtuar midis viteve 1975 dhe 1989. Më shumë sesa një shtëpi teksa e sheh, ajo duket si një mini fshat.
Dekori i veçantë i çdo dhome iu lë pa frymë! Ndërkohë ne ju sjellim në galerinë e fotove disa ambiente të shtëpisë. Shijoni!
