KreuFashion

Çifti i njohur Hollywood-ian drejt martesës

Orlando Bloom dhe Katy Perry janë duke u bërë një çiftet e preferuara në Hollywood. Dyshja është fotografuar gjithmonë e më shumë të dashuruar përkrah njëri-tjetrit. Por nuk mbaron këtu. Pas pushimeve që bën xhiron e botës, aktori është gati ta çojë marrëdhënien e tij më këngëtaren në një tjetër nivel.
Një burim pranë 39 vjeçarit ka thënë për E!News se djali 5 vjeç i aktorit, mendon se Katy Perry është fantastike në 1 milionë mënyra.
“Ai do të dëshironte të jetonte me të dhe të kishin shumë fëmijë. Nuk ka qenë asnjëherë kaq serioze më një vajze që pas ndarjes me Miranda Kerr”, thotë i njëjti burim.
E!News shkruan se fejesa e Orlandos dhe Katy do të anoncohet shumë shpejt. Mbetet të presim!

Burimi: InStyle Mag

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF