Shumë prej nesh nuk mund të bëjnë dot pa kafen e mëngjesit, dhe sipas një studimi bëjnë shumë mirë. Përfitimet janë të shumta. Ato fillojnë menjëherë pasi pini kafen dhe vazhdojnë për disa orë. Ja çfarë ndodh menjëherë pasi konsumoni kafen:
Pas 10 minutash nga pirja e kafes zemra nis të rrahë më shpejt dhe rritet qarkullimi i gjakut.
Pas 20 minutash jeni më të fokusuar dhe në gatishmëri. Kafja pasi lidhet me receptorët e trurit bën që të ndjeheni më pak të lodhur.
Pas 30 minutash trupi juaj nis të prodhojë më shumë adrenalinë. Shikimi juaj bëhet më i mprehtë.
Pas 40 minutash nis të rritet niveli i serotoninës duke bërë që të përmirësohen neuronet motorike dhe të ndjeni një rritje të fuqisë së muskujve.
Pas 4 orësh trupi nis të rrisë lëshimin e energjisë duke bërë që të tresni dhjamin edhe nëse nuk lëvizni. Kafeina gjithashtu rrit edhe prodhimin e acidit në stomak duke bërë që të rritet fuqia tretëse./ BORDO




15 përdorime të vazelinës






Rita Ora fshin tatuazhin?







Shfarani… erëz jetëzgjatëse!


